Futboll

Historia e Hernandez, kampion bote, por i braktisur nga babai

Për një futbollist fitimi i Kupës së Botës është maja e suksesit që e ëndërron çdo herë dhe kulmi i lumturisë. Lukas Hernandez u shpall kampion bote me Francën që në moshën 22-vjeçare, madje duke qenë një nga lojtarët më të mirët e ekipit. Duket si një jetë përrallash për talentin francez, por në fakt nuk është kështu. Mediet ndërkombëtare kanë publikuar dramën që qëndron pas suksesit të Hernandez. Ai është i braktisur nga babai i tij kur ishte 12 vjeç. Bashkë me vëllain e tij, Theo që aktivizohet me Real Sociedad, Hernandez është rritur vetëm me nënën e tij, pasi babi është larguar pa lënë gjurmë.

Këtë sezon ai ishte protagonist i një sezoni të shkëlqyer në nivel individual dhe ekipor. Arriti majat, por as në këtë moment nuk mori asnjë kontakt nga babai i tij, që e braktisi kur ishte fëmijë. “Që kur isha 12 vjeç nuk kam pasur asnjë kontakt nga babai im. Kisha shpresuar se pas triumfit në Kupën e Botës ai do të bëhej i gjallë, por deri më tani asgjë. Unë tashmë jam vetë prind dhe arrij ta kuptoj peshën që ka fakti i qenit baba, por sërish edhe nëse ai do të bëhej i gjallë unë do e falja. Unë për vete nuk mund ta imagjinoj të jetoj pa djalin tim. Do bëja çdo  gjë në botë për djalin tim. Edhe poshtë urës do të jetoja, vetëm të isha pran tim biri”- ka rrëfyer mbrojtësi francez, Lukas Hernandez.

Lukas Hernandez prej disa sezonesh është pjesë stabël e formacionit kryesor të Atletiko Madrid, që nga koha kur u transferua nga Marseja. Këtë verë ai u përfol për një largim nga klubi madrilen. Manchester United ishte në gjurmët francezit për të përforcuar krahët e mbrojtjes, por lëvizja nuk u bë e mundur edhe pse asgjë nuk është e mbyllur deri në verën e ardhshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë