Rend dhe Ligj

Hiqej si avokat dhe merrte para, arrestohet 30-vjeçari nga Burreli

Policia e Matit, në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë arritur të arrestojnë një 30-vjecar, të akuzuar për mashtrim.

Policia thotë se në pranga është vënë 30-vjeçari me inicialet A. C, banues në Burrel.

I riu hiqej si avokat dhe ka arritur të mashtrojë një qytetar, shtetasin A. M, duke i marrë para, për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë