Ka ndodhur

Hidhnin në treg kartëmonedha false, goditet grupi prej 7 personash

Policia e Elbasanit ka goditur një grup prej shtatë personash, të cilët hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara.

Në pranga kanë rënë shtetasit: A.V.,50 vjeç, banues në Fier, B.M.,56 vjeç dhe I.H.,32 vjeçe, banuese në Librazhd, R.K.,48 vjeç, D.A.,20 vjeç dhe A.T.,30 vjeç, banues në Elbasan, si dhe I.Ç.,27 vjeç, banues në Krujë.

Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete, të cilat i kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë