Ka ndodhur

Falsifikonin kartëmonedha, mes të arrestuarve edhe ish-prefekti i Elbasanit

Një ditë, pasi policia në Elbasan organizoi një operacion, ku u arrestuan disa persona nën akuzën e falsifikimit të parave, mësohet se mes të ndaluarve edhe Rezart Kovaçi, ish-prefekti i Elbasanit.

Policia tha se 7 persona ranë në pranga, pasi falsifikonin para dhe më pas i hidhnin ato në treg, në disa qytete.

Gjatë operacionit, u sekuestruan dhe 158 mijë lekë të reja, të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë