Politike

Hetimi ndaj Beqajt, Rama: U largua sapo u vu në akuzë! Gënjeshtër zhvatja e fondeve të BE-së, s’kalonin nga zyra e tij

Nga Gazeta 'Si'- Në konferencën vjetore, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për ish-ministrin Ilir Beqaj dhe emërimin e tij në krye të SASPAC, në një kohë që ai ishte në hetim për një tjetër akuzë.

Rama theksoi faktin se në momentin e parë që Beqaj u vu nën akuzë ai u largua nga detyra dhe se kjo tanimë është në dorë të drejtësisë.

Sa i përket Agjencisë të drejtuar më parë nga Beqaj, Rama u shpreh se ky institucion nuk menaxhon fonde as të BE-së dhe as të donatorëve.

"lir Beqaj në sekondat që u vu në një akuzë iku nga detyra. Të jemi të qartë. Ishte koordinator i ndihmës në një institucion që nuk menaxhon fonde të BE-së, nuk menaxhon fonde të asnjë donatori, është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi me të gjithë donatorët për të gjitha proceset e akordimit të fondeve të huaja të cilat nuk kalojnë nga kjo zyrë por nga entitete e tjera që i disponojnë dhe më pas kryejnë procedurat e tyre. Zhurma e bërë për zhvatje fondesh të BE-së është një gënjeshtër pasi zyra nuk menaxhon fonde të BE-së.

Nuk i kalon fonde as nga BE-ja dhe nga asnjë institucion tjetër. Pastaj sa i përket çështjes në fjalë nuk ka fare lidhje me punën e qeverisë dhe timen. Ka lidhje me punën organeve të drejtësisë. Janë pyetje që nuk duhet t'i adresohen qeverisë, është punë e drejtësisë. Të vazhdojë drejtësia. Fakti që dikush merret në hetim nuk është provë faji.’- tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë