Politike

Hetimi i zgjedhjeve, PD kërkon dëshmitarë Ramën, Krajën dhe Çelën, ndërsa PS, Bardhin, Mziun dhe Vokshin

Enkelejd Alibeaj tha gjatë mbledhjes së komisionit hetimor se deri më 24 dhjetor do të ezaurohet thirrja e dëshmitarëve për zgjedhjet e 25 Prillit për të kaluar pastaj tek java e parë e janarit kohë kur do të duhet të dalin konkluzionet.

Por kush janë dëshmitarët që kërkon të thërrasë PD?

“Edi Rama, Arben Ahmetaj, Bledi Çuci, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Frida Krifca, Erion Veliaj, Emirjana Sako, Arben Kraja, Olsjan Çela (Prokurori i Përgjithshëm), Ardi Veliu, Gledis Nano, Artan Lame, Linda Karçanaj (AKSH-i), Shkëlqim Hajdari, Reida Kashta (APP), Sokol Zaimi, Bledar Doracaj, Ardian Çela (OSHEE), Besnik dervishi, Erinda Ballanca (Avokate e Popullit) dhe botuesit Armand Shkullaku dhe Andi Bushati”, tha Alibeaj.

Deputeti i PS-së, Toni Gogu tha se nga kjo listë duhet të përjashtohen drejtuesi i SPAK dhe prokurori i përgjithshëm për shkak se rrethanat në të cilat janë në dijeni të çështjes, nuk janë në përputhje me cilësinë e dëshmitarit.

“Të shtojmë në listën e dëshmitarëve Sekretarin e Përgjithshëm Gazment Bardhi, Xhelal Mziu që ka një deklaratë publike që ka dijeni mbi strukturën e mbrojtjes së votës dhe zonjën Albana Vokshi që ka dijeni sipas deklaratave të saj për këtë strukturë”, tha Gogu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë