Njerez

Heronjtë e 2018-s!

Mes tensioneve ndërkombëtare, debateve të brendshme politike, krizës ekonomike dhe përkeqësimit të shërbimeve publike, shumë njerëz në Shqipëri dhe Ballkan ndoshta e konsiderojnë vitin e kaluar si 12 muaj të humbur. Por ka pasur edhe nga ata që kanë sfiduar elita politike, kanë luftuar për kauza që te gjithë i quanin të humbur dhe kanë frymëzuar një shoqëri të tërë të jenë njerëz më të mirë dhe qytetarë më të përgjegjshëm që dinë të ngrihen për të drejtat e tyre. Janë pikërisht këta grupe individësh që këtë fundvit e meritojnë të konsiderohen si heronj. Ashtu si edhe vetë ata, historitë e tyre janë të ndryshme.

Në Kosovë, ishte lufta për drejtësi e grave të përdhunuara nga ushtarët serbë, ajo që frymëzoi njerëzit e thjeshtë. Në Shqipëri ishin studentët që kërkonin përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë, ata që u kthyen në heronjtë e një populli që kishte harruar të luftonte për të drejtat e tij. Në Maqedoni një ish-komandant i UCK-së dhe një gjeneral maqedonas po luftojnë për bashkimin e shoqërisë së përçarë në vendin fqinj, në Serbi një gjyqtar po lufton sistemin e korruptuar të drejtësisë, ndërsa në Francë, jelekverdhët po u tregojnë elitave politike se ai që ka vërtetë pushtetin është populli.

Studentët frymëzojnë shoqërinë shqiptare

Rritja e tarifave për provimet e mbartura duket se ka qenë pika që derdhi gotën e studentëve. Të lodhur nga kushtet e mjerueshme në konvikte, korrupsioni në universitete dhe tarifat e larta, ata dolën në rrugë në një maratonë protestash duke hartuar një listë prej nëntë kërkesash ndaj qeverisë.

Revolta e tyre nuk kishte lidhje me partite politike, edhe pse keto te fundit bene të pamundurën për të kontrolluar lëvizjen e parë qytetare që kishte parë Shqipëria në më shumë se një dekadë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama fajësoi qeverinë e mëparshme, universitete, mediat dhe opozitën si fajtorë për situatën e krijuar; studentët mohuan me ngulm thirrjet e tij për dialog.

Ashtu si në Francë, ku “jelekverdhët” kanë tronditur dhe frymëzuar shoqërinë, edhe shqiptarët u dukën mjaft të impresionuar nga energjia dhe idetë e brezit të ri, i cili fitoi zemrat e të gjithëve me disa slogane të gjetura dhe pankarta pikante që duket se e “zhveshën” qeverinë nga “velloja e propagandës”.

"Unë nuk do të martohesha kurrë me një vajzë që pranon dialogun", shkruante një nga të rinjtë, duke u ironizuar apelin e Ramës. Të tjerë shkruanin se “Rama nuk mund t’i fshinte si komentet në Fcaebook”, ndësa disa ironizon largimi e të rinjve nga vendi duke shkruar se ata ishin “ngelësat që kërkonte Gjermania”.

Gratë e përdhunuara gjatë luftës së Kosovës kërkojnë drejtësi

Vasfije Krasniqi

Vasfije Krasniqi u bë shqiptarja e parë që i mbijetoi dhunës seksuale në kohën e luftës në Kosovë, që vendosi të fliste publikisht mbi këto akte makabre. Ajo dha një interviste televizive duke treguar krimet e ushtarëve serbë dhe luftën e saj të pasuksesshme për drejtësi në gjykatat ndërkombëtare.

Duke u frikësuar nga stigmatizimi dhe refuzimi i shoqërisë, mijëra viktima të përdhunimit në Kosovë jetojnë në heshtje dhe madje disa që vuajnë nga probleme të rënda shëndetësore. Por në tetor, Krasniqi u bë një frymëzim për shumë prej tyre, duke u treguar publikisht se si u mor nga shtëpia e saj në Vushtrri në prill të vitit1999 gjatë luftës së Kosovës nga një oficer serb i policisë i cili i tha se po e çonte në një rajon policie për të bërë një deklaratë. Ajo ishte vetëm 16 por policia e çoi diku tjetër dhe e përdhunoi.

Intervista e saj jo vetëm që përloti shumë njerëz, por frymëzoi edhe të tjera viktima të dhunës seksuale të kohës së luftës të flisnin publikisht dhe të kërkonin drejtësi.

Dy baballarë në Bosnjë kërkojnë drejtësi për fëmijët e tyre

Në vitin 2018, Bosnja pa dy baballarë të bashkuar në një mision të pandalshëm për të zbuluar se çfarë u ndodhi djemve të tyre të vdekur. Në muajin mars, trupi i 21-vjeçarit David Dragicevic u gjet në qytetin kryesor të Republikës Srpska, disa ditë pasi u shpalli zhdukur.

Policia vendosi se nuk kishte dëshmi për vrasje dhe se vdekja e tij ishte ndoshta një aksident. Por babai i Davidit, Davor, nuk ishte i bindur. Ai organizoi një protestë më 26 mars në sheshin Krajina të Banja Lukës, duke deklaruar se djali i tij ishte vrarë dhe se autoritetet po mbulonin ngjarjen.

Nëntë muaj më vonë, qindra njerëz vazhdonin ende të mblidheshin çdo ditë në orën 6 të mëngjesit, në sheshin Krajina, tani ei njohur gjerësisht si "Sheshi i Davidit". Faqja e Facebook-ut Drejtësia për Davidin ka 262,000 anëtarë.

Por lufta e tij nuk mbaroi me kaq, pasi në korrik, Dragiceviç udhëtoi në Sarajevë, në solidaritet me Muriz Memic, një tjetër baba i cili ka kërkuar drejtësi për djalin e tij, Dzenan, pasi ai vdiq në shkurt 2017. Dzenan u dërgua në spital në Sarajevë më 8 shkurt 2016 me lëndime të rënda trupore. Ai vdiq një javë më vonë. Së bashku ata organizuan një sërë protestash masive, që tronditën shumë nga institucionet shtetërore në Bosnjë.

Gratë kroate thyen heshtjen

Pas viteve të tëra heshtjeje, qindra gra kroate kanë folur publikisht për përvojat traumatike që pësuan gjatë lindjes në spitalet e vendit, duke vënë dhunën obstetrike për herë të parë në agjendën politike të vendit.

Debati rreth dhunës obstetrike, mosrespektimit, diskriminimi ose abuzimi të grave nga personeli mjekësor, shpërtheu në tetor kur deputetja kroateIvana Ninçeviq Lesandric foli për përvojën e saj të dhimbshme, duke treguar se gjatë një operacioni mjekët i kishin hequr mitrën pa anestezi.

Por deputetja nuk ishte e vetmja që i dha fund viteve të heshtjes mbi keqtrajtimin e grave në spitalet kroate. Katër vjet më parë, “Prindërit në Veprim”, një OJQ që mbron gratë shtatzëna nisi një nismë në rrjetet sociale me hashtagun #Thyeniheshtjen.

Fjalimi i Ninçeviç Lesandriç e nxiti organizatën të fillonte një tjetër fushatë, duke ftuar të gjitha gratë që kanë pasur përvoja të këqija me sistemin mjekësor të vendit të dërgonin letra, së bashku me vendndodhjen dhe datën.

Gjatë një periudhe prej vetëm katër ditësh, organizata mori më shumë se 400 letra nga gratë që kishin padur përvoja traumatike në spitale dhe ia dërgoi ato Ministrisë së Shëndetësisë. Fushata tërhoqi vëmendjen e mediave lokale. Gratë në Bosnjë dhe Hercegovinë fqinjë gjithashtu filluan të flasin, por fatkeqësisht kjo nismë nuk mbërriti në vendin tonë.

Stojance Angelov dhe Abedin Zymberi

Dy "armiq” bashkohen për të pajtuar shoqërinë maqedonase

Gjatë konfliktit maqedonas të vitit 2001, Stojance Angelov dhe Abedin Zymberi luftonin në anët e kundërta. Angelov ishte gjenerali i policisë që udhëhoqi operacionet policore kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Kumanovë. Ai pothuajse vdiq nga shpërthimi i një granate.

Zymberi ishte komandant i UÇK-së dhe një nga shqiptarët e rrethuar në Kumanovë. Gjatë betejës me policinë, një granatë vrau vajzën e tij shtatëvjeçare, plagosi rëndë djalin e tij 12-vjeçar dhe i vrau prindërit.

Që të dy, ata janë larguar tanimë nga lufta dhe vazhdojnë të jenë të hidhëruar nga tragjeditë e së kaluarës, por janë të vendosur të luftojnë që Maqedonia mos të përballet kurrë me një konflikt të tillë civil.

Në mungesë të përpjekjeve serioze të qeverisë për pajtim kombëtar, gjatë dy viteve të fundit, të dy ata kanë marrë një rol udhëheqës, duke u shfaqur sëbashku në panele dhe shfaqje televizive për të shpjeguar vështirësitë e luftës, duke treguar respekt të ndërsjellë dhe duke u përpjekur të gjejnë një rrugë të përbashkët drejt një të ardhme paqësore.

Miodrag Majic

Një gjykatës serb lufton sistemin e korruptuar.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Beograd, Miodrag Majic, është i njohur për kritikat e tij të shpeshta ndaj politikanëve serbë dhe ndikimin që ata ushtrojnë ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Për luftën e tij për një gjyqësor të pavarur, Majic, është bërë simbol i drejtësisë së pavarur në Serbi. Ai është i njohur për kritikat e shpeshta ndaj politikanëve serbë, duke i akuzuar se e përdorin sistemin e drejtësisë për favore politike.

Ai ishte gjithashtu ndër profesionistët dhe intelektualët e parë që paralajmëruan se ndryshimet e planifikuara kushtetuese do të shtonin më tej kontrollin politik mbi sistemin e trazuar gjyqësor të Serbisë, i cili duhet të reformohet nëse Beogradi dëshiron të bëjë përparim drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kur Ministria e Drejtësisë publikoi një sërë ndryshimesh kushtetuese në janar dhe kërkoi që shoqëria civile dhe ekspertët të përfshiheshin në një debat publik, Majic ishte i pari që u hodh në sulm.

Ai shkroi një seri artikujsh në të cilat ai paralajmëroi se ndryshimet e propozuara do të shtonin më tej presionin politik mbi gjyqësorin, duke sfiduar qeverinë të hiqte dorë nga “kapja” e gjyqësorit.

Aktivistët protestojnë kundër shpimeve në det të hapur në Malin e Zi

Një grup aktivistësh nisën një nismë të gjerë duke protestuar kundër shpimeve të naftës dhe gazit në bregdetin e Adriatikut në Mal të Zi. Në një shoqëri shumë të politizuar, me malazezët që preferojnë të debatojnë për gjeopolitikën sesa mjedisin lokal, ata arrtën të sfidonin qeveri në e korruptuar të Podgoricës.

Në 2016, Mali i Zi dhuroi një koncesion 30-vjeçar për eksplorim në det të hapur për naftë dhe gaz pa e ditur se do të përballej me zëmërimin e aktivistëve, të cilët arritën të bllokonin përkohësisht projektin.

Ndihmësit e lejlekëve në Bullgari

Në marsit të vitit 2018, njerëzit në të gjithë rajonin verilindor të Bullgarisë u kthyen në një frymëzim për të gjithë kur nisën të strehonin lejlekët nga të ftohtit. Njëra pas tjetrës, lajmet e zogjve të shpëtuar dhe strehuar nga shoferët dhe fshatarët filluan të përhapen në mediat sociale dhe më vonë në ato ndërkombëtare.

Shumica u shpëtuan në rajonin Silistra në Dobrudzha, afër kufirit tokësor midis Rumanisë dhe Bullgarisë.

Jelekverdhët në Francë

Protestat e “jelekverdhëve” filluan si një revoltë kundër rritjes së taksave të karburantit, por u kthyen në një frymëzim për të gjitha shoqëritë europiane.

Ata donin më shumë sesa thjesht premtimet e një politikani. Ata donin masa zyrtare, donin të mos i kishin më xhepat bosh, donin ndryshime të prekshme në jetën e tyre të përditshme. Dhe presidenti Macron e mori mesazhin. Në fakt ai nuk kishte zgjedhje tjetër. Presidenti e dinte se nëse jelekverdhët nuk merrnin atë që donin, qeveria do të binte.

Për ta nuk ishij janë thjesht disa cent që i shtohen çmimit të karburantit ajo që ndez zemërimin, por fakti që vendimet i marrin “ata”, që qarkullojnë pa e vrarë mendjen në Paris, në rrugët e biçikletave dhe jo me makinat me naftë për të shoqëruar fëmijët e tyre në shkollë, në zemër të krahinave të varfra, më shumë sesa nga paratë, nga aktiviteti shoqëror; të përzënë nga qendra, edhe ajo e kërcënuar në identitetin e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë