Mendim

Hera e tretë në 16 muaj që po diskutohet për fillimin e negociatave

Ish-ministri për Evropën dhe Punën e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE. Në një reagim në mediat sociale, Bushati shkruan se për Shqipërinë BE është mbledhur tre herë në 16 muaj. Sipas tij procesi ka marrë një dekad për të përfunduar dhe nuk po ndikon në procesin e reformave brenda BE-së.

“Është hera e tretë në 16 muaj që BE po diskuton për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Një proces i cili ka të ngjarë të marrë një dekadë për të përfunduar dhe nuk ndikon as në procesin e reformave brenda BE-së, as nevojën për të përmirësuar strategjinë e pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Bushati.

Ministrat e Jashtëm të BE janë mbledhur sot në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Mbledhja e sotme nuk ka pasur asnjë rezultat. Hahn tha se kundër janë dy vende dhe po punohet me to.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë