Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ironizoi deputetët demokratë të cilët në sallën e Kuvendit sipas tij e shitën si triumf njoftimin e PD se Sali Berishës i është hequr non grata.
Balla tha se është vështirë të hiqet, dhe se do të komentojë kur të ketë njoftim zyrtar.
Ndërsa me ironi deputeti Belind Këlliçit iu përgjigj se po e shesin si fitore të protestës.
“Po na thuhet sot këtu që protesta e ka arritur suksesin e parë dhe është hequr non grata? Madje ndryshuat edhe sloganin. Thoni se protestuesit nuk do të thërrasin më ‘Berisha në burg’, por ‘Berisha në Uashington. Statusi non grata është vendosur mbi bazën e seksionit 7031(c). Në vlerësimin tim është pak vështirë të hiqet. Unë do ta komentoj vetëm kur të ketë një njoftim zyrtar nga DASH ose nga ambasada amerikane. Nuk komentoj biseda telefonike, sepse nuk është korrekte dhe nuk është institucionale. Kot lodheni ta vidhni protestën.
Jo Sali Lushën të çoni atje, jo të gjithë ju të shkoni në protestë, ajo nuk bëhet pronë e juaja”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje