Ngjarje

Helmimi/ SORI-AL ia ‘hodhi’ fajin Akademisë, AKU: Kushtet higjieno-sanitare te kompania janë në rregull

Nga Gazeta Si- Një ditë pas helmimit të studentëve të Akademisë së Sigurisë, ka reaguar AKU, duke thënë se kompania SORI-AL ka kushte të përshtatshme higjieno-sanitare, reagim që vjen pasi kompania tha se problemi i helmimit mund të jenë kushtet e papërshtashme në Akademi.

Në njoftimin e AKU shkruhet se janë kryer verifikimet përkatëse në SORI-AL, subjekt i cili ushtron veprimtarinë e catering-ut pranë Akademisë së Sigurisë si dhe në Garnizoni “Skënderbej” pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.

Gjithashtu është marrë dhe kampionimi i 14 mostrave (7 kampione nga vakti i drekës dhe 7 nga vakti i darkës për analizim për treguesit mikrobiologjikë pranë laboratorit të ISUV.

Gjithashtu AKU thotë se është bërë dhe kontroll në “Garnizoni Skenderbej”, ku është kryer përpunimi i produkteve.

Në këto ambiente u konstatuan kushte higjieno-sanitare të përshtatshme dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Gjatë procedurës u krye marrja e 14 mostrave në ruajtje të ushqimeve të gatuara nga vakti i drekës dhe darkës si dhe 5 mostra tampon për higjienën ambientale dhe të pajisjeve, të cilat u dërguan për analizim pranë ISUV.

Ky reagim vjen pas deklaratës së kompanisë SORI-AL që tha se gjatë kontrolleve, të bëra pas helmimit para pak kohësh të studentëve, janë konstatuar dhe dokumentuar raste të futjes dhe konsumimit në ambientet e Akademisë të produkteve ushqimore të porositura nga jashtë sistemit të furnizimit të kontraktuar.

Gjithashtu, në reagim thuhet edhe se ka konstatuar se procesi i konsumimit të ushqimit zhvillohet në kushte ku mungojnë disa elementë bazë të kushteve higjieno-sanitare, si mundësia për larjen e duarve me ujë të ngrohtë dhe detergjent përpara konsumimit të vakteve.

“Gjithashtu, është vërejtur se në shumë raste studentët paraqiten për konsumimin e ushqimit menjëherë pas përfundimit të stërvitjes”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë