Ngjarje

Helmimi i studentëve/ SORI-AL shton dhe mundësinë e virozave, kërkon hetim të paanshëm

Nga Gazeta Si- Në vijimësi të reagimit të djeshëm, kompania SORI-AL ka reaguar përsëri, këtë herë duke shtuar si mundësi të helmimit të studentëve të Akademisë së Sigurisë edhe virozat sezonale.

“Nga të dhënat e administruara deri në këtë moment, nuk rezulton që shkaku i kësaj situate të jetë ushqimi i shërbyer nga Shoqëria “SORI-AL. Përkundrazi, informacionet e mbledhura nga burime të ndryshme, tregojnë se në ambientet e Akademisë së Sigurisë është evidentuar edhe prania e virozave sezonale, të cilat shoqërohen me temperaturë të lartë, këputje fizike dhe simptoma të tjera klinike”, shkruan në reagim kompania, duke shtuar se këto rrethana përbëjnë elemente të rëndësishme që duhet të jenë pjesë e hetimit epidemiologjik dhe nuk mund të anashkalohen në analizën e kësaj situate.

Për këtë arsye, kompania u bën thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese dhe institucioneve përgjegjëse të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe të mbështetur mbi prova shkencore, epidemiologjike dhe laboratorike, “pasi Shoqëria “SORI-AL” nuk mund të vazhdojë të jetë objekt i një presioni të vazhdueshëm institucional dhe i një gjykimi publik të parakohshëm, që e bën praktikisht të pamundur ushtrimin normal të aktivitetit të saj”.

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, gjatë një konference me median tha se institucionet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të izoluar dhe bllokuar ambientet në Akademinë e Sigurisë që lidhen me helmimin e 64 kursantëve. Salla shtoi se janë në pritje të analizave për të përcaktuar shkakun e helmimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë