Shkencë

Harrojini shenjat e gishtave, tani mund të identifikoheni nga mënyra se si kërceni

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Jyvaskyla në Finlandë, ka zhvilluar një sistem të ri kompjuterik që tashmë nuk do t’i identifikojë individët përmes fytyrave ose shenjave të gishtërinjve, por thjesht duke i parë se si vallëzojnë.

Për të realizuar eksperimentin, ekipi i shkencëtarëve analizoi lëvizjet e 73 pjesëmarrësve ndërsa kërcenin muzikë në tetë zhanër të ndryshme muzikore, si muzika metalike, rap, latine, edhe të tjera.

Ata krijuan një program të mësimit të makinerisë që do të analizonte 21 pika të ndryshme të artikulimit në trupin e secilit prej pjesëmarrësve dhe aparati do tw bwnte njw video duke filmuar lëvizjet, ku njëkohësisht do të dilnin informacione të përgjithshme për secilin pjesëmarrës.

Ekipi zbuloi se programi ishte në gjendje të indetifikonte me saktësi 73 pjesëmarrës vetëm nga mënyra se si ata kërcenin, duke monitoruar lëvizjet e tyre.

“Duket sikur mënyra se si kërcen një person është një lloj gjurme gishtash. Lëvizjet e një personi janë unike pavarësisht muzikës që ai kërcen,” tha studiuesi kryesor  Pas Sa Saari.

Kjo ishte një gjetje befasuese, pasi shkencëtarët fillimisht donin të kuptonin se cili zhanër muzikor do i ndihmonte ata për të identifikuar njerëzit, por pajisja i mrekulloi duke i’u treguar se pavarësisht zhanrit muzikor, njerëzit mund të indendifikohen nga lëvizjet e tyre.  Ekipi i shkencëtarëve këmbëngul se nuk duan që mjetet e tyre të përdoren për t’u mbikëqyrur. Përkundrazi, ata shpresojnë se përfundimisht pasi të mbarojë i gjithë procesi i pajisjes,  njerëzit të kuptojnë çdo detaj për veten e tyre, madje edhe shenjat e plakjes.

“Sa më shumë e ndërtojmë pajisjen, aq më shumë kemi pyetje. Një ndër to janë se si ne mund të qëndrojmë të njëjtë gjatë gjithë jetës tonë, nëse mund të zbulojmë dallimet midis kulturave njerëzore bazuar në kërcimet, e shumë të tjera. Shumica e hulumtimeve, shtojnë më shumë pyetje sesa japin një përgjigje dhe ky studim nuk mund të bënte përjashtim,” janë shprehur shkencëtarët./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë