Politike

Grupi ‘Bardhi’, PL, aleatët dhe Agron Shehaj bëhen bashkë/ Kërkesë Nikollës: Ndrysho përbërjen e komisionit për reformën (47 deputetë)

Në një kërkesë drejtuar Kryetares së Kuvendi, për dijeni ambasadorëve  dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, 43 deputetët e PD të grupimit Bardhi-Berisha, 3 deputetët e Partisë së Lirisë dhe deputeti i pavarur Agron Shehaj, i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit të procedojë me ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

47 deputetët e opozitës, të cilët sëbashku me 7 deputetët e Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Integrim (që kanë caktuar Shpëtim Idrizin si anëtarë të tyre), kanë theksuar se përveç faktit që Shqipëria ka detyrimin ndërkombëtar për reflektimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, nga ana tjetër Kuvendi ka detyrimin për të reflektuar edhe 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese, që lidhen kryesisht me formulën ligjore të përllogaritjes së mandateve për deputet, si dhe votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Në një letër të gjatë, deputetët e opozitës kanë shpjeguar në detaje sesi puna e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore u bllokua për rreth 2 vite nga bashkëkryetarët aktual.

“Për shkak se në 18 muaj Komisioni i Posaçëm zhvilloi vetëm dy mbledhje inauguruese dhe nuk përmbushi përgjegjësinë e ngarkuar nga Kuvendi dhe as afatet e kalendarit të punës që kishte miratuar vetë, në 14 Maj 2023, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje pa asnjë ndryshim ligjor dhe pa adresuar asnjë nga Rekomandimet e OSBE-ODIHR të vitit 2021”- thuhet në shkresë.

“Deputetët nënshkrues shprehen se kanë analizuar situatën që në muajin Shtator 2023 dhe kanë konstatuar se asnjë përfaqësues i mazhorancës dhe opozitës, roli udhëheqës i përket bashkëkryetarëve, nuk kishin kërkuar asnjëherë zyrtarisht mbledhjen e Komisionit, nuk kishin patur asnjë reagim apo nuk kishin nxitur asnjë debat publik mbi këtë çështje, nuk kishin informuar asnjëherë Grupin Parlamentar apo vetë Kuvendin për ekzistencën e ndonjë arsyeje objektive për bllokimin e punës në Komision, si dhe drejtuesi i opozitës në Komision nuk kishte zhvilluar asnjë takim, konsultim apo mbledhje me anëtarët e tjerë të opozitës. “Nga kjo analizë rezultoi e provuar që qartësisht Reforma Zgjedhore po lihej në heshtje, po mbahej qëllimisht e bllokuar, edhe pse koha po kalonte dhe zgjedhjet e ardhshme ishin afër” – thuhet në shkresë.

“Është e drejtë e trupës që ka mandatuar përfaqësuesit që të rishoh rolin e tyre, si dhe t’i mbajë përgjegjës kur cënohen interesat politike apo kur shpërdorohet besimi i dhënë. Në këtë kuptim, koha e mjaftueshme prej 22 muajsh për të ushtruar përgjegjësinë e ngarkuar dhe mungesa e progresit në këtë çështje, e bën të domosdoshëm ndryshimin e përbërjes së Komisionit” – thuhet në shkresën drejtuar Kryetares së Kuvendit.

Deputetët evidentojnë se në kuadër edhe të dialogut konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe deputetët e tjerë të opozitës, vendosën të propozojnë ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm, duke theksuar për herë të parë zyrtarisht se në rast se 7 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të cilët mungonin në mbledhje (Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj, Eralda Bano, Flutura Acka, Kreshnik Çollaku, Lulzim Basha, dhe Orjola Pampuri) shprehin vullnetin të përfaqësohen me një anëtar të zgjedhur prej tyre, atëherë grupi parlamentar shpreh gatishmërinë për të tërhequr një anëtar nga propozimi dhe caktimin e njërit prej kolegëve që mungon në mbledhje si anëtar të Komisionit.

Kërkesa e Gazment Bardhit për ndryshimin e përbërjes së komisionit për reformën zgjedhore  

6 përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike :

1.      Oerd Bylykbashi – Bashkëkryetar (PD);

2.      Dhurata Çupi – Anëtare (PD);

3.      Ervin Salianji – Anëtar (PD);

4.      Lindita Metaliaj – Anëtare (PD);

5.      Dashnor Sula – Anëtar (PD);

6.      Tomor Alizoti – Anëtar (PD).

1.      Eralda Bano – Anëtare Zëvendësuese (PD)

2.      Asllan Dogjani – Anëtar Zëvendësues (PD)

1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim

1.      Fatmir Mediu – Anëtar (GP “Aleanca për Ndryshim”)

1.      Elda Hoti – Anëtare Zëvendësuese (GP “Aleanca për Ndryshim”)

1 përfaqësues i deputetëve të pavarur:

1.      Petrit Vasili – Anëtar (Deputet i pavarur)

1.      Erisa Xhixho – Anëtare Zëvendësuese (Deputete e pavarur)

1 përfaqësues i Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Integrim” e drejtuar nga Shpëtim Idrizi


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë