Politike

Çollaku: Pretendimi i Bardhit për komisionin, i pandershëm. PD do asgjësohej   

Deputeti dhe Nënkryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Kreshnik Çollaku në një komunikim për mediat pas përfundimit të seancës plenare, ka folur edhe për kërkesat e grupit ‘Bardhi’ për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Çollaku tha se ky është një pretendim i pandershëm nga kolegët e tyre, pasi nëse një gjë e tillë do të miratohej, kjo do të bënte që Partia Demokratike të asgjësohej.

“Pretendimi, i cili ka lidhje me përbërjen e Reformës Zgjedhore, është një pretendim i pandershëm nga kolegët tanë.

Nëse kjo do të pranohej, kjo do të asgjësonte nga Komisioni i Reformës Zgjedhore Partinë Demokratike.

Në komision të Reformës Zgjedhore janë vende dhe ka gjithëpërfshirje. Jemi krejtësisht të hapur që me kolegët  e opozitës.

Ne do të mbështesim, listat e hapura, votën e diasporës, votim elektronik dhe zonat një-emërore. Nëse kanë propozime të tjera ne jemi gati për të diskutuar. Beteja ulu prift e ule hoxhë nuk sjell asgjë” u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë