Mendim

Gruevksi mund të arratiset në Rusi!

Kur ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski u largua nga Maqedonia javën e shkuar dhe u shfaq në kryeqytetin hungarez, duke kërkuar azil, të gjithë pyeten veten sesi do t’i siguronte azil një vend anëtar i BE-së një të dënuari për korrupsion. Edhe pse ditën e djeshme vetë ish-kryeministri dhe mediat hungareze sugjeruan se Budapesti kishte vendosur t’i ofronte azil Gruevskit, analistët thonë se Hungaria nuk do të jetë destinacioni i tij përfundimtar.

Nëpërmjet stafit të saj diplomatik, qeveria hungareze ndihmoi Gruevskin të arratisej, duke e kaluar fillimisht nëpërmjet territorit shqiptar, atij malazez dhe atij serb, me arsyetimin se ai po përndiqej nga një qeveri e majtë e mbështetur nga miliarderi amerikan George Soros. Edhe pse mediat e kontrolluara nga kryeministri Viktor Orban janë munduar të manipulojnë opinionin publik, analistit sugjerojnë se arratisja dhe strehimi i Gruevksit nuk do të ishte bërë kurrë i mundur pa bekimin e dy fuqive më të mëdha: Rusisë dhe Turqisë.

Nikolla Gruevksi

“Index”, gazeta më e madha anti-qeveritare në Hungari, sugjeron se Gruevski ishte aleati i fundit i presidentit rus Vladimir Putin në Ballkan pasi Mali i Zi u rreshtua në radhët e NATO-s. Sipas gazetës, strehimi i tij si i arratisur politik do të ishte një “as nën mëngë” për Moskën.

Andras Rácz, një studiues në Institutin e Kapitalit Politik në Budapest, sugjeroi për shkak urdhër-arrestit ndërkombëtar dhe rregullave të BE-së për azilin politik, Gruevski mund të shkojë Rusi ose Turqi. Sipas tij, në të ardhmen e afërt Hungaria pritet të konsultohet me Moskën dhe Ankaranë për të vendosur për fatin e tij.     

Rácz argumentoi se veprimet e qeverisë hungareze në lidhje me rastin Gruevksi nuk kanë pasur një rrjedhë logjike. "Pyes veten: cili nga partnerët e saj të huaj e bëri qeveria hungareze t’i hynte kësaj lojë?", pyet ai. David Cornstein, ambasadori i ri i SHBA-së në Hungari dhe një mik personal i Donald Trump, ka thënë se ai nuk do të kritikojë publikisht Orbanin mbi këtë çështje, porse po negocion për hapjen e Universitetit të Europës Qendrore, i themeluar nga George Soros. Nga ana tjetër, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit e quajti procesin gjyqësor kundër Gruevskit në atdheun e tij "të plotë dhe transparent".

Nikolla Gruevksi dhe Viktor Orban

Por sipas drejtorit të komunikimit të qeverisë hungareze, Budapesti do të sigurojë mbrojtje për individët e persekutuar nga George Soros. i shkoi edhe më tej në një intervistë, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në punët e brendshme të Hungarisë.

Në mënyrë që të kuptojmë kapitullin e në miqësinë e gjatë hungareze-maqedonase, duhet të kemi parasysh se Maqedonia është një nga ato vende që nën udhëheqjen e Gruevskit (2006-2016), konsiderohej si vendi më pro-rus në Ballkan. Kryeministri ishte një mik personal i Vladimir Putinit.    

Tani që Gruevski është në Hungari, Viktor Orbán do të duhet të bëjë një zgjedhje politike. A është ai aleat i Vladimir Putinit dhe përkrahës i strategjive të presidentit rus në Ballkan apo do të mbetet përkrahës i botës perëndimore dhe një mbrojtës i demokracisë në rajon?
Ai mund të negociojë çështjen e Gruevskit në Rusi dhe të marrë një vendim përfundimtar me Putinin.


Nikolla Gruevksi dhe Viktor Orban

Edhe pse jo të gjitha faktet rreth paraqitjes së papritur të Nikolla Gruevskit në Hungari janë ende të njohura, nuk ka asnjë dyshim se ikja e Gruevskit nga Shkupi është përgatitur para kohe dhe se destinacioni i tij fillestar ishte Budapesti. Megjithatë, mundësia e një marrëveshjeje me Rusinë, është më pak e rrezikshme për Orbanin sesa të lejojë që Gruevski të vendoset përfundimisht në Hungari. Kjo çështje, pritet të zgjasë disa muaj, kohë gjatë të cilës, Orbán do të përpiqet të gjejë një zgjidhje për të shpëtuar jo vetëm lëkurën e Gruevksit, por edhe të tijën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë