Ne rrjet

Gruaja i akuzohet për korrupsion, Pedro Sanchez vendos të qëndrojë kryeministër i Spanjës

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez bëri se dije se pas një periudhe reflektimi për të ardhmen e tij,  ai kishte vendosur të vazhdonte si lider i vendit.

Sanchez tha se kishte informuar Mbretin Felipe VI të Spanjës për vendimin e tij.

Kryeministri spanjoll të mërkurën deklaroi se po merrte disa ditë larg detyrës publike për të konsideruar dorëheqjen. Kjo, pasi bashkëshortja e tij akuzohej për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsionit.

Denoncimi për partneren e kreut të qeverise spanjolle erdhi nga një sindikatë ultra e djathtë funksionarësh publik, të quajtur pa shumë origjinalitet “Manos Limpias» (Duar të Pastra).

Begoña Gómez me bashkëshortin e saj, kryeministrin socialist Pedro Sánchez

Gjykatësi i Madridit, Juan Carlos Peinados, hapi procedimin penal paraprak kundër Begona Gómez për të hetuar marrëdhëniet e saj me disa kompani private që merrnin fonde dhe kontrata publike nga qeveria e bashkëshortit të saj.

Kur u pyet për këtë gjatë seancës parlamentare të mëngjesit të kësaj të mërkurë, Sanchez u përgjigj: "Pavarësisht ditëve të tilla, unë ende besoj në drejtësi".

Burime nga “Moncloa”, zyra e qeverisë spanjolle, akuzojnë Partinë Popullore dhe Vox se "kanë kaluar një kufi të pakaluar më parë në politikën spanjolle", duke publikuar lajmin pa u njoftuar më parë i interesuari.

 Vendimi i Sanchez për t’u larguar nga posti i kryeministrit provokoi demonstrata të mëdha nga ndjekësit e tij në vend gjatë fundjavës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë