Politike

Greqia kërkon forcimin e kontrolleve kufitare!

Kufijtë ishin kryefjala e takimit mes kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe komisionerin e Emigacionit Dimitris Avramopulos në një takimin të mbajtur në Athinë. Kryeministri i ri i Greqisë ka kërkuar një bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Europian për rritjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë dhe detarë të vendit fqinj, me qëllim ndalimin e emigrantëve të paligjshëm. Në përfundim të këtij takimi, kreu grek bëri publike politikat kryesore të emigracionit që do të ndiqte qeveria e tij, duke theksuar se këto masa do të hyjnë në fuqi në të ardhmen e afër.

“Prioriteti ynë është forcimi i kontrollit të kufijve të përbashkët të Greqisë, veçanërisht kufijtë detare, me një plan gjithëpërfshirës që i vë forcat evropiane nën kontrollin e autoriteteve greke”, u shpreh Mitsotakis.

Në takim morën pjesë edhe Ministrit i Mbrojtjes së Qytetarëve Michalis Chroisochoidis, Zëvendësministri për Politikën e Migracionit Giorgos Koumoutsakos dhe Ministri i Politikave Detare dhe Giannis Plakiotakis.

Sinjalet për forcimin e kontrolleve kufitare nga Athina vijnë një ditë pas publikimit të një raporti të Eurostat, i cili theksonte se 11,075 shqiptarë u përpoqën të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqia përgjatë vitit 2018. Ky raport zbulonte po ashtu se 23,400 shqiptarëve u është mohuar hyrja në kufijtë e vendeve të Bashkimit Europian, shumica në kufirin me Greqinë. Në vazhdën e këtyre kalimeve të paligjshme, tanimë agjencia europiane FRONTEX ka marrë nën kontroll ruajten e kufijve shqiptarë, duke vendosur në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës 16 makina patrulluese, 50 oficerëve dhe një fugon patrullues.

Kyriakos Mistotakis


Sinjalet për forcimin e kontrolleve kufitare nga Greqia vijnë në një kohë kur Ballkani Perëndimor është kthyer në një shteg për emigrantët që kërkojnë të hyjnë në vendet e BE-së. Rruga Ballkanike që përdorej nga refugjatët për të arritur në Europën Perëndimore nga Turqia dhe Greqia, ka ndryshuar, duke kaluar nga Shqipëria, Mali i Zi, dhe Bosnja, ku duket se janë mbledhur mijëra emigrantë.

Kufiri shqiptar është vetëm një orë larg nga Janina prandaj të gjithë emigrantët që duan të udhëtojnë nga Greqia për në Ballkan, zgjedhin këtë shteg. Rojet e FRONTEX u vendosën për herë të parë në Shqipëri korrikun e kaluar duke patrulluar tanimë kufijtë me Greqinë, në mënyrë që të parandalonin emigracionin e paligjshëm, por edhe të evidentonin rastet e trafikut të qenieve njerëzore.

Zakonisht emigrantët hyjnë në këmbë nga kufiri grek dhe nëse kapen nga rojet kufitare shqiptare dërgohen me autobus drejt Tiranës, ku pushojnë për disa ditë në qendrën e strehimit të refugjatëve në Babrru dhe se pastaj vazhdojnë udhëtimin drejt Bosnjës apo Malit të Zi.

Cilat janë ndryshimet e Mistotakis në politikën e emigracionit?

Në listën e prioriteteve të potikave të emigraciontit Mitsotakis ka vënë edhe përmirësimin e menjëhershëm të kushteve të jetesës në kampet e refugjatëve me një fokus kyç në mbrojtjen e të miturve të pashoqëruar.

Kyriakos Mistotakis

Po ashtu Mitsotakis u kërkoi ministrave të rishikojnë sistemin e dhënies së azilit deri në fund të vitit me qëllim që ta bëjnë atë më të shpejtë dhe më efektiv.

Prioriteti i katërt lidhet me zbatimin e duhur e një marrëveshjeje të nënshkruar midis Bashkimit Evropian dhe Turqisë në vitin 2016 për kthimin e emigrantëve me qëllim lehtësimin e presionit mbi ishujt e Egjeut lindor.

Prioriteti i pestë i qeverisë së Mitsotakis ka të bëjë me përfundimin e punimeve në një kamp të mbipopulluar emigrantësh në Samos, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës.

Nga ana tjetër, komisionari Dimitris Avramopoulos deklaroi se Greqia është një faktor i rëndësishëm i stabilitetit kur bie fjala tek emigracioni dhe se duhet të jetë e përgatitur për të ardhmen.

“Çështja e emigracionit dhe sigurisë në Greqi kërkon menaxhimin më të mirë të mundshëm. Duke pasur parasysh prioritetet e qeverisë së re, është e sigurt se menaxhimi i emigracionit të paligjshëm në të ardhmen do të jetë më efektiv. Greqia e solidaritetit dhe përgjegjësisë dhe jam i sigurt se me një qëndrim pozitiv do të kemi rezultate pozitive”, u shpreh komisioneri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë