Bota

Greqia do të vaksionojë 2 milionë qytetarë në muaj

Zëdhënësi i qeverisë greke njoftoi sot se nisja e vaksinimit kundër Covid-19 në fund të dhjetorit është një skenar realist për vendin fqinj, pasi Bashkimi Europian është tanimë blerësi më i madh i dozave të vaksinës në botë.

Greqia planifikon sipas tij të vaksinojë më shumë se 2 milionë qytetarë në muaj dhe të mbarojë vaksinimin e të gjithë popullsisë prej 10.72 milionë banorësh përpara hapjes së sezonit turistik.

“Njoftimet dhe mesazhet që vijnë nga Evropa dhe Amerika tregojnë se ne mund të kemi vaksina të sigurta rreth fundit të dhjetorit”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, duke thënë se Greqia po përgatitet për shpërndarjen e saj në fund të dhjetorit.

Petsas njoftoi se Greqia ka në plan të vaksinojë 2 milionë qytetarë muaj duke e cilësuar fundin e 1ershorit si një moment historik ku, kur sipas tij e gjithë popullsia do të jetë vaksinuar.
Plani i Ministrisë së Shëndetësisë përfshin hapjen e qindra qendrave të vaksinimit në të gjithë Greqinë".

Sipas zëdhënësit të qeverisë greke, vaksinimi do të jetë një nga faktorët përcaktues për llojin dhe kohëzgjatjen e kufizimeve në të ardhmen e afërt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë