Gazeta Si – Një incident i frikshëm ndodhi në një fluturim të kompanis irlandeze “Ryanair” që ishte nisur nga Selaniku i Greqisë për në Mynih të Gjermanisë.
Avioni u detyrua të kthehej menjëherë pas ngritjes për shkak të një problemi teknik. Sipas raporteve fillestare nga mediat greke dhe rrëfimet e pasagjerëve, një defekt në motor shkaktoi thyerjen e një xhami në kabinën e pasagjerëve, duke rezultuar në një ulje të shpejtë të presionit.
Sipas dëshmive, pasagjeri i ulur pranë dritares së dëmtuar – një shtetas serb 61-vjeçar – thuhet se u tërhoq pjesërisht jashtë nga forca e ajrit.
Ndërhyrja e bashkëshortes së tij, e cila ishte ulur pranë tij, si dhe e pasagjerëve të tjerë, bëri të mundur mbajtjen e tij brenda kabinës.
Procedurat e emergjencës u aktivizuan dhe maskat e oksigjenit u vendosën automatikisht, ndërsa avioni filloi protokollin e emergjencës.
Kapiteni menjëherë ndërpreu fluturimin dhe u kthye në Aeroportin “Maqedonia” të Selanikut; avioni u ul në mënyrë të sigurt rreth njëzet minuta pas incidentit dhe u zhvendos në një zonë të caktuar për inspektime teknike.
Katër persona u dërguan në spital: tre u dolën pas kontrolleve paraprake, ndërsa një pasagjer serb mbeti i shtruar në spital me gërvishtje të lehta dhe në gjendje shoku, megjithëse lëndimet e tij nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.
Më pas, pasagjerët mbërritën në Mynih me një fluturim zëvendësues. Për momentin, as “Ryanair” dhe as autoritetet përkatëse nuk kanë lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me incidentin. Sipas transmetuesit publik grek ERT, ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e incidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje