Njerez

Gratë, viktimat kryesore të krimit në familje dhe krimit me motive morali në Shqipëri

Nga Gazeta 'SI' - Gratë janë viktimat kryesore të krimit në familje, krimit seksual dhe krimeve me indicie morale në Shqipëri.

Sipas statistikave të INSTAT, të marra nga Policia e shtetit, gjatë 2023-shit u raportuan 2.278 krime në familje, nga të cilat 64% e të dëmtuarve ishin femra. 392 ishin krime për arsye morale, ku 56% e viktimave ishin femra dhe 125 krime seksuale, 82% e të dëmtuarve ishin po femra.

Në totalin e të gjithë veprave kriminale, 36.6% e viktimave ishin të gjinisë femërore. Numri i të dëmtuarve 17.021 persona të dëmtuar, 24.7 % më shumë se në 2022-shin.

Përveç se në rastin e krimit seksual, veprat e tjera penale në vend janë shtuar nga 2022-shi në 2023-shin.

Vërehet një rritje e krimeve në grupmoshat e reja, nga 18 në 44 vjeç dhe një rënie në grupmoshat më të mëdha. Autorët në 36% të rasteve ishin të grup-moshës 30-44 vjeç, thotë INSTAT.

Gjatë vitit janë raportuar në total 33.845 krime, por janë marrë të pandehur vetëm 13.963 persona.

Në vitin 2023, numri i të burgosurve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale është 5.169, 4.6% më shumë, krahasuar me vitin 2022. Meshkujt përbëjnë 98.5 % të totalit të të burgosurve


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë