Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Pllanë ku në oborrin e banesës së një shtetasi është hedhur një granatë ofensive por nuk ka shpërthyer.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi P. D. vjeç 28, banues në Mirditë.
Siç njofton policia, 28-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e kaluar, për motive të dobëta, ka hedhur në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit Z. D. banues në fshatin Pllanë në Lezhë një granatë ofensive, të cilës i kishte hequr siguresën, por nuk ka shpërthyer.
Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të Reneas, të cilët kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës
Shtetasi P. D, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe për këtë bashkëshortja e tij ishte e pajisur me urdhër mbrojte.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P. D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.