Lajme

Grabitet qendra komunitare “Për Familjen” në Shkodër

Është tentuar të grabitet Qendra Komunitare “Për Familjen” në Bashkinë e Shkodrës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e vona të së shtunës, ndërkohë që dëmi është evidentuar nga punonjësit e qendrës mëngjesin e të hënës kur kanë parë vjedhjen e rrethimit në pjesën e pasme, por edhe dëmtimin që i është bërë pjesës së murit ku grabitësit kanë bërë gati gjithçka për të hyrë në pjesën e prapme të qendrës komunitare.

Në një intervistë për mediat, kryetari i Rajonit Nr.5, Pal Pepa, ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ndërkohë që i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje.

“Kanë prishur rrethimin dhe derën hyrëse. Ka mbetur në tentativë, nuk kanë mundur të futen brenda. Është rast i përsëritur, ndoshta hera e tretë. I bëj thirrje policisë të veprojë në verifikimin e tyre”, mësohet të jetë shprehur kryetari i rajonit.

Kjo qendër është dëmtuar edhe gjatë vitit të kaluar.

Bashkia e Shkodrës fton qytetarët të bashkëpunojnë për mbrojtjen e pronës së përbashkët, pasi çdo dëm është një kosto që rëndon mbi taksapaguesit shkodranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë