Një grabitje ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se është grabitur me forcë një makinë e “Security Spartan”, në dalje të Megateg-ut. Sipas vlerësimeve paraprake, dyshohet se janë grabitur 30 milionë lekë.
“Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonën ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.
Në momentin e grabitjes, në makinë ka qenë një punonjës i Security dhe një i Megateg. Makina është gjetur e braktisur në rrugën dytësore, disa kilometra larg “Megategut”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.