Rend dhe Ligj

Grabitet një firmë reklamash në Kodër Kashar, autorët morën 200 mijë lekë

Grabitet gjatë natës një firmë reklamash në Kodër Kashar.

Mësohet se persona të paidentifikuar kanë hyrë me thyerje brenda firmës dhe kanë vjedhur kasafortën.

Nga verifikimet dyshohet të jenë marrë rreth 2 mln lekë të vjetra. Vjedhja është konstatuar nga punonjësit e firmës.

Policia ka sekuestruar kamerat e biznesit dhe të bizneseve në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë