Shkencë

Google krijon aplikacionin që mund të gjejë problemet e lëkurës

Google ka zbuluar një mjet që përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në zbulimin e problemeve të lëkurës, flokëve dhe thonjve, bazuar në fotografitë e ngarkuara nga pacientët. Një provë e "mjetit të ndihmës të dermatologjisë", zbuluar në konferencën vjetore të teknologjisë nga Google do të vihet në provë këtë vit.
Përfaqësuesit e Google IO shpjeguan se prezantimi i aplikacionit të ri sot ë nisë këtë vit. Aplikacioni gjithashtu është i certifikuar për t’u përdorur si pajisje mjekësore në Europë. Mjekët onkolog shpjegojnë se përparimet në Inteligjencën Artificiale(AI) sigurojnë trajtim më të mirë për pacientët. AI mund të njohë 288 gjendje të lëkurës por nuk është krijuar për të zëvendësuar diagnozën dhe trajtimin mjekësor.
Janë dashur tre vjet për tu zhvilluar ky aplikacion dhe janë ekzaminuar rreth 65,000 imazhesh të gjendjeve të pacientëve. Si dhe pyetja e disa përgjigjeve krahas imazheve. Google thotë se ka pasur 10 miliard kërkesa për të ekzaminuar lëkurën, flokët dhe thonjtë.
Asistentit të Dermatologjisë nuk i është dhënë ende leje nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për përdorim në SHBA, por një model i ngjashëm i ndërtuar nga firma britanike Optellum u aprovua kohët e fundit nga FDA për përdorim si në diagnozën e kancerit në mushkëri. Tim Underwood, kreu i shkencave për kancerin në Universitetin e Southampton, tha se mjete të tilla kishin potencialin për të siguruar trajtime më të përshtatura për pacientët.
"Zbatimi i AI, zgjeron informacionin rreth asaj që mund të jetë diagnoza dhe çfarë trajtimi t'i ofrohet një individi," tha ai.
Mjekët dhe zhvilluesit e përfshirë thonë se AI është optimizuar për të shmangur vonesat në trajtim.
Burimi:BBC/Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë