Lajme

Godet policin pasi e ndaloi, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Një efektiv policie është dhunuar nga një shofer, pasi u ndalua në aksin rrugor TEG-Liqeni Artificial.

Policia thotë se është vënë në pranga 41-vjeçari F. N., banues në Tiranë.

Siç njofton policia, arrestimi i 41-vjeçarit u bë pasi gjatë patrullimit në aksin rrugor TEG-Liqeni Artificial, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit dhe gjatë komunikimit të masës administrative për shkeljen e kryer, shtetasi F. N. ka goditur për shkak të detyrës efektivin e policisë.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë