Lajme

Globalizmi po ngadalësohet, investimet e huaja më të ulëtat e dekadës

Investimet e huaja në mbarë botën ranë për të katërtin vit rresht duke prekur nivelin më të ulët të dekadës së fundit. Nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin u tha se investimet e huaja direkte, ose FDI, vitin e kaluar ranë në 1.39 trilion dollarë nga 1.41 trilion dollarë.
Rënia e vazhdueshme e investimeve jashtë shtetit sinjalizon që globalizimi është ngadalësuar që nga koha e viteve 80 kur shumë kompani filluan operacionet ndërkombëtare, duke dërguar punë dhe aktivitete jashtë vendit.
Por, lufta tregtare prej disa muajsh mes SHBA dhe Kinës, e cila u qetësua vetëm javën e kaluar, dhe kërcënimi i krijuar nga mosmarrëveshjet për tarifat kanë ngritur pyetje në lidhje me besueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit nga i cili varet globalizimi. Gjithashtu përpjekjet e vendeve për të pasur avantazh teknologjik mes njëra-tjetrës dhe frikërat ndaj sigurisë kombëtare kanë bërë që shumë vende të bëhen më kontrolluese ndaj ndërmarrjeve të huaja në vendet e tyre.
Shumë ekonomistë thonë se globalizimi siguroi një rritje të trefishtë për rritjen ekonomike globale, bëri të mundur që prodhimi të realizohej aty ku puna ishte me e lirë deh se në saj të tij vendet më pak të zhvilluar përfituan nga shpërndarja e njohurive dhe teknologjisë së re Por kritikët e globalizmit thonë se përfitimet e procesit nuk janë ndarë në mënyrë të barabartë pasi shumë punëtorë me aftësi të pakta por që jetojnë ne vendet me ekonomi të zhvilluar kanë parë se të ardhurat e tyre kanë ngecur.
Unctad tha se disa investime të huaja në vitin 2019 janë reflektim i i përshtatjes që po bënë biznesi me tarifat e reja, dhe prodhimi në vend që të rritet thjesht ka lëvizur nga një vend në një vend tjetër më miqësor me tarifat, ndaj ngadalësimi i globalizimit mund të jetë më i rëndë.
"Në përgjithësi, tendenca aktuale është më shumë devijim i investimeve sesa zgjerim i investimeve," tha James Zhan, drejtor i investimeve dhe ndërmarrjeve të Unctad. "Kompanitë shumëkombëshe nuk po zgjerojnë ndjeshëm operacionet e tyre globale, për shkak të pasigurisë rregullatore dhe tensioneve tregtare. Ata po ristrukturojnë zinxhirët e tyre të furnizimit duke i zhvendosur disa segmente në zona me më pak rreziqe gjeopolitike”
Një dinamikë e tillë ishte e dukshme në Azi, ku kurba e investimeve të reja të huaja në Kinë, ishte e sheshtë për vitin e kaluar , ndërsa Hong Kong pati një ngadalësim të mprehtë pas disa muajsh protesta në lidhje me marrëdhënien e tij me Pekinin.
Në të kundërt, investimet e huaja në Azinë Juglindore u rritën me 19% në 177 miliardë dollarë, përfshirë një rritje prej 42% të flukseve në Singapor, dhe një rritje prej 12% në Indonezi.
Shifrat e Unctad tregojnë se investimet e huaja në Sh.B.A u ulën paksa, në 251 miliardë dollarë nga 254 miliardë dollarë në 2018, por pati rënie më të mëdha të flukseve në Evropë, ku investimet e huaja direkte ranë me 15% pasi ekonomia e rajonit u ngadalësua dhe perspektivat e rritjes së tij u zbehën. Kjo përfshinte një rënie prej 6% të investimeve të huaja në Sh.B.A.
Megjithatë armëpushimin në luftën tregtare midis Sh.B.A dhe Kinës, Unctad tha që nuk pret që investimet e huaja të rriten fuqishëm këtë vit sepse “ projektet e reja të njoftuara nga bizneset gjatë vitit 2019 në më shumë se një e pesta, kishin nisur që nga viti i kaluar”
"Duke parë përpara, nuk pres një rritje të konsiderueshme në vitin 2020 duke pasur parasysh perspektivat për ekonominë globale dhe gjeopolitikën, as nuk pres një rënie drastike pasi IHD tashmë kanë prekur nivelin më të ulët të dekadës së kaluar," tha z. Zhan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë