Bota

Gjyq historik, Sarkozi të hënën në gjykatë, i pari president francez

Nicolas Sarkozy, ish-presidenti francez, do të paraqitet të hënën në gjykatë si i akuzuar për korrupsion.

Kjo është cështja e parë nga disa hetime që janë ndërmarrë ndaj politikanit të krahut të djathtë i cili udhëhoqi Francën midis 2007 dhe 2012, raporton ‘The Guardian”.

Sarkozi del në gjykatë për herë të parë  pas disa vitesh përpjekje nga ana e tij për të hequr apo anuluar akuzat.

Sarkozy është vënë në shënjestër nga një sërë hetimesh ligjore – që lidhen nga akuzat për tentativë korruptimi të një gjykatësi të lartë përmes avokatit të tij e deri tek ato për përfitim të fondeve të paligjshme nga lideri i ndjerë libian Muammar Gaddafi gjatë fushatës së 2007

Nga disa analiste në Francë kjo ngjarje është konsideruar si historike për drejtësinë në Francë pasi është hera e parë që një president do të paraqitet në gjykatë si i akuzuar për korrupsion.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë