Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko. Në këtë mënyrë, dosja e tij nuk kalon për gjykim.
Gjyqtari Sokol Tona i pushoi akuzën, me argumentin se prokuroria nuk solli asnjë provë që të lidhë Çukon me akuzën “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
Arben Çuko u arrestua në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit “VOL-VO-4”, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes 339.
Në atë kohë, policia njoftoi se “Arben Çuko (Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve) u arrestua i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
Çuko akuzohej se në kohën kur ka qenë në krye të Drejtorisë së Burgjeve ka miratuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi kundrejt ryshfetit 3.000 euro. Emri i ti tij doli në përgjimet e grupit Avdylaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.