Ka ndodhur

Gjykata lë në burg pa afat Petrit Arapin, i dyshuar se la shtatzënë vajzën me aftësi të kufizuara

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Petrit Arapin, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me aftësi të kufizuara, duke e lënë edhe shtatzënë.

Mbi 56-vjeçarin rëndon akuza për ‘Marrëdhënie me persona të pazotë për t’u mbrojtur’.

Petrit Arapi u ndalua nga policia dy ditë më parë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, e cila është me aftësi të kufizuara.

Pas ekzaminimeve të kryera, ka rezultuar se e dëmtuara është shtatzënë.

Ndërkohë, bashkëshortja e të arrestuarit ka mohuar ngjarjen, madje është revoltuar në momentin që e kanë pyetur rreth akuzave të ngritura ndaj të shoqit nga Policia.

Ngjarja është denoncuar në Policinë e Fierit nga familjarët e vajzës së dëmtuar, të cilët kanë përmendur emrin e personit të arrestuar, duke e akuzuar se ka abuzuar me 20-vjeçaren. Ndërsa vetë 56-vjeçari i arrestuar mësohet se ka mbajtur qëndrim mohues, duke pretenduar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë