Rend dhe Ligj

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi pezullimin e Artan Shkëmbit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të zv/drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi.

Artan Shkëmbi është hetuar që 6 muaj më parë pas një informacioni të ardhur nga Gjermania.

Ky informacion ishte për një grup kriminal të trafikut të drogës, që Artan Shkëmbi si dokument ia dorëzoi një prej anëtarëve të këtij grupi duke dekonspiruar informacionin.

Por autoritetet gjermane kanë deskriptuar mesazhin dhe fillimisht GJKKO dhe më pas Ardi Veliu me urdhër ka pezulluar nga detyra Shkëmbin, i cili akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion.

Artan Shkëmbi në muajin shkurt kaloi Vettingun, ku Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e cilësoi të përshtatshëm.

Shkëmbi më herët ishte dhe pjesë e garës për kreun e BKH, por që nuk arriti të kualifikohej në fazën e testit të poligrafit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë