Gjykata e Apelit në Tiranë ka liruar të dënuarin me 20 vite burg, Ergys Kolaveri.
Gjykata e Apelit mësohet se për Kolaverin ka kërkuar që të mbahet në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.
Në nëntor të vitit 2017, Kolaveri u dënua nga Gjykata për Krime të Rënda me 20 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar prokuroria në atë kohë për atentatin e dështuar me snajper në burgun e Vaqarrit në vitin 2016.
Në vitin 2016, iu bë një atentat me snajper Gazmir Daçit në ambientet e brendshme të Burgut të Vaqarrit.
Gazmir Daçi ishte duke dalë në ambientet e jashtme të burgut, kur është qëlluar me snajper nga një kodër aty pranë.
Plumbi nuk ka kapur Gazmir Daçin, por një shtetas kosovar të dënuar. Kolaveri ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim për ta qëlluar me snajper.
Atentati dyshohet të jetë bërë për motive hakmarrje, pasi Gazmir Daçi ka vrarë Gazmir Kolaverin dhe ka plagosur Robert Kolaverin, të dy vëllezër të Ergys Kolaverit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.