Kosova

Gjykata cakton masën me paraburgim ndaj të dyshuarit të katërt për vrasjen e Liridona Murselit

Nga Gazeta 'Si'- Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën me paraburgim ndaj të akuzuarit të katërt, Tomë Dodaj, për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Sipas njoftimit të gjykatës mbi të rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprës penale importi, eksporti, furnizimi, transportimit, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve.

Dyshohet se arma që ai ka shitur është përdorur për vrasjen e Liridona Ademaj.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Më 29 nëntor Liridona Ademaj u vra ndërsa po kthehej nga një restorant. Për këtë rast janë arrestuar edhe tre persona tjerë, përfshirë bashkëshortin e saj që dyshohet të ketë qenë porositësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë