Ka ndodhur

Babai u vrau nënën, shteti suedez merr në përkujdesje fëmijët e familjes Murseli

Dy fëmijët e të ndjerës Liridona Ademaj Murseli kanë udhëtuar të shtunën drejt Suedisë pasi shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje. Familja Murseli ishte prej kohësh rezidente në shtetin nordik.

Dy djemtë e mitur mbetën të vetëm pas vrasjes së të ëmës më u më 29 Nëntor dhe pas burgosjes së të atit si fajtor i këtij krimi.

Familja e të ndjerës shprehu pamundësinë për t’i mbajtur nipërit, të cilët ende nuk janë vënë në dijeni të ngjarjes së rëndë.

Bashkë me bashkëshortin, Naim Murseli në burg janë edhe 3 persona të tjerë si bashkëpunëtor. Ende nuk është zbardhur arsyeja e vërtetë e vrasjes së të resë dhe inskenimit të grabitjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë