Rend dhe Ligj

Gjobitet me 1 milion lekë administratori i një lokali në Fier

Policia e Fierit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një restoranti dasme, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin në fjalë, me administrator shtetasin F. V., 63 vjeç, banues në Fier, Policia ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë