Rend dhe Ligj

Gjobiten 8 lokale në Lezhë

Policia e Lezhës ka vijuar kontrollet për zbatimin e protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kontrolleve, policia ka evidentuar në shkelje 8 subjekte, tre prej tyre shkelës përsëritës, ku këto të fundit i ka gjobitur me nga 1 milion lekë dhe iu ka mbyllur aktivitetin për 6 muaj, pasi organizonin ceremoni martesore.

“Për 3 subjektet që ishin përsëritës, me administratorë shtetasit Y. Z., F. B. dhe P. Gj., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, 1 administrator është ndëshkuar me masë administrative 3 milionë lekë të reja dhe 4 administratorë të tjerë me nga 1 milion lekë të reja.

“Shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 3.000.000 lekë për 1 subjekt në Shëngjin, me administrator Z. M., si dhe masë administrative 1.000.000 lekë, për 1 subjekt në fshatin Dajç, me administrator shtetasin N. N., për 2 subjekte në fshati Tresh, me administratorë shtetasit M. M. dhe N. P. dhe për një subjekt në Ishull Shëngjin, me administrator shtetasin Ç. Gj., pasi kanë organizuar aktivitete të ndryshme në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë”, vijon më tej njoftimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë