Ka ndodhur

Gjirokastër, 49-vjeçari i dehur hedh dy granata në lumë

Një 49-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër i akuzuar për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit."

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.Sh., banues në fshatin Fushbardhë. Sipas policisë, i arrestuari në gjendje të dehur ka hedhur në lumë dy granata mesnatën e 26 korrikut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë neutralizimin dhe prangosjen e tij.

Nga kontrolli që është ushtruar në banesë, të ndaluarit iu gjetën 6 granata, ndezësa dhe 5 kallëpe tritoli. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë