Lajme

Gjiknuri: Konçensionet në transport, qeveria 21 mln eruo. BE asistencë teknike.

Edhe transporti me konçension. Këtë e ka bërë me dije sot Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri. Janë 21 milion Euro që Qeveria vë në dispoziocion nga buxheti i shtetit për transportin rrugor ndërsa 3 milion euro në formën grant përfshihen si asistencë teknike për: projektin e binjakëzimit për ARRSH; forcimin e kapaciteteve të ARRSH dhe MIE për menaxhimin e PPP-ve në fushën e transportit; forcim kapacitetesh teknike të ARRSH përmes pajisjes me laborator.

“Progresi në implementimin e këtij dokumenti strategjik do të sjellë edhe një mbështetje më të madhe financiare, jo vetëm nga asistencë teknike por mbi të gjitha mbështetje buxhetore, për të bërë të mundur realizimin e shumë projekteve të rëndësishme kombëtare. Që ne të realizojmë të gjitha objektivat dhe standardet aty ku e kërkojmë duhet një mbështetje financiare nga Komisioni Europian. Dhe prandaj dhe unë e them kudo që integrimi në Bashkimin Europian dhe progresi në këtë drejtim nuk është vetëm forcimi i institucioneve, nuk është vetëm një demokraci më e mirë dhe funksionale por mbi të gjitha krijon dhe një akses  për vende si Shqipëria që të kenë mundësi të adresojnë fondet e konsoliduara të BE që janë gjithmonë mënyra më e lirë për të financuar shumë nga objektet tona”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Aktualisht sipas tij janë disa projekte të financuara me mbështetjen e Bashkimit Europian si ai i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas që ka hyrë në një fazë të përzgjedhjes së kontraktorit. Gjithashtu edhe ndërtimi i dy bypass-eve të Fierit dhe Vlorës pas ngërçit ka kaluar në fazën e rizhvillimit të garës e cila ndodhet në hapat e fundit për të rinisur punën.

“Ne kemi marrë një mbështetje financiare nga Komisioni Europian sic është ndërlidhja me Greqinë dhe me Maqedoninë si dhe rehabilitimi i gjithë hekurudhës në drejtim të Hanit të Hotit, pra kjo bën që Shqipëria të bëhet pjesë e rrjetit hekurudhor ndërkombëtar. Mbështetje do të kemi edhe me investimet që do të ndodhin shumë shpejt në portin e Durrësit, përfshirë edhe thellimin, por edhe investimet e BERZH-it për zgjerimin e kalatave aty do të bëjë të mundur që të rriten kapacitetet përpunuese”, nënvizoi Gjiknuri.

Sipas tij duhen kapacitete teknike për të menaxhuar këto transaksione komplekse, për të qenë edhe transparente edhe brenda kostove të pranueshme por mbi të gjitha edhe për ti bërë këto të qëndrueshme, pra që shteti të minimizojë risqet dhe sistemi vet të jetë i qëndrueshëm nga pikëpamja e financimit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është përfituese e Kontratës së Reformës së Sektorit për Mbështetjen e Transportit me Fokus Rrugët, si pjesë e programit IPA 2016 në vlerën 24 milion Euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë