Treg

Gjermanisë do t’i duhen 400.000 emigrantë çdo vit si forcë punëtore

Gjermanisë do t’i duhen rreth 400.000 punonjës të huaj çdo vit për të zbutur dëmin ekonomik të shoqërisë në plakje, sipas liderit të partisë FDP në Gjermani.

“Mungesa e punonjësve të aftë është serioze dhe po dëmton rëndë ekonominë tonë”, tha Christian Duerr. “Ne mund të kontrollojmë situatën vetëm me një politikë të mirë emigrimi”.

Partia e Duerr është pjesë e koalicionit trepartiak që sapo mori qeverinë në fund të 2021-shit dhe po nxit strategji të mira mbi emigrimin. Popullsia e Gjermanisë është ndër më të vjetrat në botë dhe mbi 15% e popullsisë deri në fund të dekadës do të shkojnë mbi 67 vjeç.

Një studim i fundit Instituti I Kërkimeve Ekonomike tregonte rëndësinë  e emigrantëve në ekonomi. Një pjesë shumë e madhe e atyre janë tashmë të punësuar në fusha ku Gjermania ka hasur probleme me fuqinë punëtore, si infermierë, shoferë etj.

Burimi:Bloomberg/Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë