Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë të investimeve të huaja direkte në Republikën e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Gjermani, të cilët kanë publikuar buletinin e rregullt mujor nga BQK-ja.
“Në buletinin e rregullt mujor të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin shtator 2020, Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë të Investimeve të huaja direkte në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ambasada thotë se shteti Gjerman vazhdon të jetë një prej shteteve më të rëndësishme për Kosovën jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe si atdheu i dytë i shtetasve të cilët për nga numri janë më së shumti në këtë shtet
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.