Ne rrjet

Gjermania po “flirton” me armët bërthamore

Europa dhe SHBA-ja duket se po luajnë një lojë të madhe shahu, në përpjekje për të zënë ngushtë njëra-tjetrën. Por ndërkohë që SHBA-ja duket e zënë me luftën ekonomike me Kinën dhe së fundmi, Turqinë, Gjermania mund të kthehet në “mbretëreshën e re” të skuadrës kundërshtare.

E gjitha filloi në nëntor të 2016-ës, pak pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Amerikës.  Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruante në një editorial se kishte ardhur koha për të paimagjinueshmen: Gjermania duhet të mendonte të zotëronte armët e saja bërthamore, pasi nuk do të mund të mbështetej gjithnjë tek mbrojtja amerikane". Roderich Kieseetter, deputet i partisë së Kancelares Angela Merkel, nënkuptoi më pas nuk duhet të ketë "tabu mendimesh". Edhe pse kjo temë u mbajt në heshtje për disa kohë,  duket se ideja e të qenit një fuqi bërthamore vazhdon të endet në mendjet e shumë gjermanëve.

Kohët e fundit, një sërë ekspertësh gjermanë kanë propozuar që Berlini të pajiset me armë bërthamore. Ata pretendojnë se ombrella bërthamore e NATO-s ka humbur të gjithë besueshmërinë për shkak të deklaratave të bëra nga Presidenti amerikan, Donald Trump. Pajisja e Gjermanisë me armë bërthamore sipas ekspertëve do të ishte e vetmja mënyrë për të fuqizuar Europën dhe NATO-n dhe për të rritur peshën e tyre në arenën ndërkombëtare. Por çfarë pasojash do të kishte kjo për ekuilibrin botëror?

Si fillim, Gjermania e ka hequr dorë në mënyrë të përsëritur nga armët në masë, së pari në vitin 1969 duke nënshkruar dhe ratifikuar Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, dhe më pas në vitin 1990 duke nënshkruar të Traktatin Dy Plus Katër, për ribashkimin e Gjermanisë. Pajisja më armë bërthamore do të dëmtonte rëndë reputacionin dhe besueshmërinë e Gjermanisë në mbarë botën. Berlini do të vinte në pikëpyetje kredibilitetin e strategjisë së NATO-s për mospërhapjen e armëve , dhe më tej të të gjithë aleancës. Që nga krijimi i aleances ushtarake në vitin 1949, NATO-ja ka qenë një nga instrumentet më të suksesshme në botë për parandalimin e armëve bërthamore. Asnjë shtet anëtar i NATO-s,përveç Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, nuk e ka parë të nevojshme të blejë armë bërthamore.

Rreziku i efektit domino

Nëse Gjermania vendos ta braktisë statusin e një vendi neutral, jo-bërthamor, çfarë do të ndodhte me Turqinë apo Poloninë? Me siguri Erdogan do të ndihej edhe më i rrezikuar dhe të forconte  lidhjet ushtarake me Rusinë për t’u pajisur një orë e më parë e armë bërthamore.

Së dyti, një central bërthamor në Gjermani do të dëmtonte mjedisin strategjik në Europë, në disavantazhin e Gjermanisë. Rusia do t’i interpretonte hapat gjermanë për t’u pajisur me një arsenal bërthamor si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj kombëtare dhe mund të miratonte masa ushtarake, për t’iu kundërpërgjigjur këtij kërcënimi. Kjo, nga ana tjetër, do ta bënte edhe më të vështirë ndjekjen e rendit pan-evropian të paqes dhe sigurisë, i  cili ka qene edhe synimi thelbësor i politikës së jashtme të të gjitha qeverive gjermane që koha e Konrad Adenauer. Për më tepër, ambiciet bërthamore të Gjermanisë mund të rrezikojë ekuilibrin delikat të pushtetit në Europë.  Pajisja e armë bërthamore do të nxiste një kundërshtim të madh publik, veçanërisht duke pasur parasysh se një veprim i tillë do të ishte një hap tejet kontradiktor për qeverinë e Kancelares Merkel, e cila vetëm disa vite më parë vendosi të përqafonte energjisë diellore.

Angela Merkel dhe Donald Trump 

Europa përballë SHBA-së

Tensionet dhe përplasjet me aletin më të madh transatlantik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës , kanë bërë që Bashkimi Europian të ndihet më i pambrojtur në arenën ndërkombëtare. Papritmas një President amerikan e quajti aleancën e NATO-s të vjetruar, sulmoi vazhdimisht Gjermaninë dhe sfidoi ekonomikisht BE-në. Përgjigja më e dukshme e Gjermanisë ishte afrimi me Francën dhe Britaninë, dy fuqitë e tjera bërthamore të NATO-s, për një barrierë të përbashkët ushtarake. Megjithatë, arsenalet e tyre janë të vogla dhe Franca, deri më tani nuk ka qenë e  gatshme të heqë dorë nga sovraniteti mbi armët e saj bërthamore. Kryeministrja britanike nga ana tjetër ka lënë të kuptohet se nuk do t’i ofrojë armët bërthamore, si një temë negocimi, gjatë bisedimeve të ardhshme të Brexit-it. Për Maximilian Terhalle, një profesor gjerman në Britani, kjo nënkupton se Gjermania, Polonia apo vendet baltike nuk do të mund të mbështeteshin kurrë plotësisht tek Franca apo Britania, për t’u mbrojtur nga agresioni rus. Ai mendon se ka ardhur Gjermania duhet të ketë armët e saja e bërthamore.

Dritëhijet e të shkuarës

Në vitet e hershme të Luftës së Dytë Botërore, dukej sikur Gjermania mund të kishte luksin që ta kalonte kohën duke zhvilluar një brez të ri armësh të shkatërrimit të masë. Nazistët e ndoqën rastësisht idenë e ndërtimit të një bombe atomike, me një sy drejt konfliktit eventual me Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, kërkesat e menjëhershme të luftës, të kombinuara me sabotimin e aleatëve perëndimorë,  bënë që prodhimi i armëve bërthamore të lihej pas dore. Por, çfarë do të ndodhte ndse gjermanët do t’i kushtonin më shumë vëmendje programit, ose kishin pasur sukses në prodhimin e një arsenali bërthamor. Me siguri do të kishte fituar luftën dhe do të kishin shkatërruar një pjesë të mirë të qyteteve europiane, të cilat i konsiderojmë sot si djepe kulture dhe vlerash. Që nga viti 1945 Gjermania është mbështetur tek mbrojtja bërthamore amerikane për të penguar agresionin rus, dhe ky bashkëpunin duhet të vazhdojë pavarësisht atmosferës gjeo-politike. Tani për tani, bota nuk është gati të shohë hije e centraleve bërthamore në Gjermani.

Burimet: "The Ekonomist", "Reuters", "Global.handelsblatt"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë