Bota

Gjermania në karantinë deri në fillim të vitit 2021

Ndryshe nga Britania dhe Franca që vendosën të lehtësojnë masat izoluese për shkak të festave të fundvitit, Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës, do të qendrojë në karantinë deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Kancelarja Angela Merkel njoftoi sot duke folur në Bundestagun gjerman se masat kufizuese për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit do të jenë në fuqi të paktën deri në fund të dhjetorit dhe ndoshta më gjatë.

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të infeksioneve, ne mendoojmë se kufizimet që janë në fuqi para Krishtlindjeve duhet të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në fillim të janarit, për shumicën e Gjermanisë”, theksoi Merkel. “Për fat të keq, duhet të themi se nuk mund të premtojmë një lehtësim për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.”

Për të zbutur efektin e masave kufizuese ajo njoftoi gjermanët do të lejohen të mblidhen në grupe prej 10 vetësh gjatë Krishtlindjeve. Merkel dha po ashtu një lajm të mirë për gjermanët, duke thënë se vaksinat mund të mbërrinin para Krishtlindjeve.

Numri i rasteve të konfirmuara në 24 orët e fundit në Gjermani ishte 22,268 sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 389 duke e cuar numrin total të viktimave në 15,160.

Merkel tha se numri i rasteve me Covid-19 në Gjermani kishte ngecur në një nivel të lartë.".

Të mërkurën vonë ajo ra dakord me udhëheqësit e 16 shteteve federale të Gjermanisë për të zgjatur dhe forcuar bllokimin deri më 20 dhjetor, por lehtësoi disa rregulla mbi festat e Krishtlindjeve për të lënë familjet dhe miqtë të festojnë së bashku.

Shefi i stafit të Merkel tha se rregullat që kufizojnë kontaktin shoqëror mund të jenë të nevojshme për më shumë kohë.

“Kemi muaj të vështirë dimri para nesh. Kjo do të vazhdojë deri në mars, ”tha kancelarja. "Pas marsit, unë jam shumë optimiste sepse ndoshta do të jemi në gjendje të vaksinojmë gjithnjë e më shumë njerëz dhe do të jetë më e lehtë për të ulur nivelet e të infektuarve në pranverë."


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë