Futboll

Gjermania mposht Turqinë, është vendi organizator i Euro 2024

Gjermania është përzgjedhur si vendi organizator i Kampionatit Europian të Futbollit në vitin 2024. Ky është verdikti pas votimit në Nion dhe që është bërë i ditur nga vetë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin. Gjermania ishte në garë me Turqinë për organizimin e këtij kompeticioni, por dihej që ajo ishte favorite. Një ditë para votimit foli edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili kërkoi që UEFA të gjykonte me drejtësi, por tashmë gjithçka është vendosur dhe të drejtën e ka fituar Gjermania.

Entuziazëm për gjithë tifozët gjermanë, të cilët do të shohin në stadiumet e tyre Europianin e 2024-ës, duke shpresuar që kombëtarja e tyre deri atëherë të jetë ringritur pas dështimit të Botërorin e Rusisë. Gjermania ka organizuar për herë të fundit Botërorin e 2006-ës, që u fitua nga Italia. Për Europianin e 2020-ës UEFA ka vendosur që për herë të parë të organizohet në disa vende të kontinentit plak.

Angela Merkel, ish-kapiteni i Gjermanisë Filip Lahm dhe presidenti i Federatës Gjermane, Reinhard Grindel

Tani pritet që ketë edhe reagime nga Turqia, por pak rëndësi ka, sepse vendimi zyrtar është marrë. Turqia duket se është penalizuar nga një pikë, ajoi për të drejtat e njeriut, sepse për mbushjen e stadiumeve me tifozë nuk ka aspak dyshime.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë