Gjermania do të dhurojë 4 milionë euro si grant për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori gjerman Peter Zingraf, i cili u shpreh se Gjermania do ta ndihmojë Shqipërinë të rimëkëmbët pas kësaj katastrofe dhe të bëjë të mundur rikthimin e jetës së qytetarëve në normalitet.
“Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme”, është shprehur ambasadori gjerman.
Me të do të rindërtohen shkolla dhe ndërtesa publike në përputhje me standardet më të fundit të sigurisë dhe efiçensës së energjisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.