Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025, sistemi bankar në vend ka operuar në një mjedis më të qetë, krahasuar me periudhën paraardhëse.
Bankat vlerësojnë se rreziqet janë të njëjtat, por pesha e tyre është zbutur. Për sistemin vërehet me rrezikshmëri të lartë një goditje nga jashtë dhe zhvillime negative në ekonominë e brendshme. BSH thekson se “rritja e tensioneve gjeopolitike në fillim të vitit 2026, perceptimi i sektorit bankar mbi këto rreziqe mund të ndryshojë ndjeshëm në periudhat në vijim”.
Rreziku lidhur me luhatjen e vlerës së pasurive të paluajtshme ka vijuar të mbetet në grupin e rreziqeve kryesore, duke u klasifikuar si rreziku i tretë më i rëndësishëm. Dinamikat e viteve të fundit në tregun e pasurive të paluajtshme dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve, kanë shtuar shqetësimin e bankave lidhur me ecurinë e ardhshme të tregut, në kushtet kur një pjesë e madhe e kredisë është e ekspozuar ndaj këtij tregu. Kjo është reflektuar dhe në rritjen e shpejtë të vlerësimit të këtij rreziku gjatë vitit 2025, por me një prirje në rënie në gjysmën e dytë të vitit.

Rreziku nga sulmet kibernetike gjithashtu vazhdon të perceptohet si një ndër rreziqet më të rëndësishme të periudhës, megjithatë vlerësimi i tij është zbutur në gjysmën e dytë të vitit. Shumica e bankave tashmë kanë marrë masa konkrete për përmirësimin e vazhdueshëm të qëndrueshmërinë e sistemit financiar mbetet mbi nivelin mesatar dhe i pandryshuar. sistemeve mbrojtëse, ç’ka ka ndikuar në zbutjen e perceptimit mbi rëndësinë sistemike të këtij rreziku.
Rreziku nga “luhatja e kursit të këmbimit “dhe konkretisht forcimi i Lekut kundrejt Euros, ndonëse mbetet në grupin e rreziqeve kryesore, duket se është zbutur gradualisht nga niveli “mesatar” në “i ulët”, gjë që mund të tregojë, veç të tjerash, stabilizimin e këtij treguesi në një ekuilibër të ri, argumenton Banka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje