Biznes

Dështimi i “Gjenive” të mediave sociale

Cathy O'Neil/Bloomberg- Unë mund të jem i vetmi person në Tokë që i vjen keq për djemtë e mëdhenj të teknologjisë. Jack Dorsey i Twitter, Mark Zuckerberg  i Facebook, të gjithë peshkopët e Google: Ata janë dallkauk, sepse nuk kanë asnjë ide se si mund të zbusin monstrat që kanë krijuar.

Mënyra se si i shoh, këta njerëz - dhe  kryesisht këta janë djemë - janë zgjedhur në mënyrë arbitrare. Ata filluan me disa ide të mira, pak fat, në kohë të favorshme, me shumë njerëz që besuan në vizionin e tyre në lulëzim, dhe në këtë mënyrë ata fituan llotarinë e madhe. Ata pak dinin ose u kujdesën për problemet që po krijonin. Dhe tani, atyre u kërkohet që ti zgjidhin - ose ti njohin - disa çështje me të vërtetë të mëdha, të tilla si ato se çfarë duhet të bëjnë me njerëzit që përdorin platformat e tyre duke vjedhur privatësitë për zgjedhje elektorale ose përhapin gënjeshtra, paranojë, fanatizëm dhe urrejtje.

Bota pret gjëra të mëdha prej tyre, sepse ata supozohet të jenë gjeni. Problemi është se ata nuk janë gjeni. Ata nuk kanë çfarë të bëjnë përveçse të kërkojnë falje, të fikin makinat e tyre të mëdha dhe të largohen. Unë e dyshoj se mund ta bëjnë këtë. Në vend të kësaj, ata po prodhojnë shpjegime të lehta se si do të përdorin më shumë teknologji, ose ndoshta më shumë njerëz, për të trajtuar detyrat qytetare që ata kishin shpresuar t'i shmangnin.

Zuckerberg për shembull. Ai i bëri premtime të mëdha Kongresit rreth kapacitetit të inteligjencës artificiale për të çrrënjosur përmbajtjen toksike. Mjerisht, ata ishin gjithashtu egërsisht të parakohshëm - diçka që Dorsey të paktën kishte mirësinë për ta pranuar.

Duke u mbështetur vetëm në algoritme nuk do të funksionojë. Jo sot, por as nesër. Dhe ne e dimë që sigurimi i një shtrirje më të gjerë nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të kuptojmë se si ti ndihmojmë me stimuj ekonomik. Ne jemi prapa kësaj, por mendojmë thellë për këtë. Të hapur për ide të mëdha.

Algoritmet nuk mund të kuptojnë të vërtetën. Ata thjesht e përsërisin të kaluarën. Nëse ne i stërvisim për të fshirë postime në tweeter me një fjalë specifike, ata me siguri mund të jenë të automatizuar. Por keqdashësit të cilët dëshirojnë të fryjnë përmes censurimit të algoritmit të automatizuar, do ta bëjnë lehtësisht këtë. Derisa të kemi një model të së vërtetës që është shumë më mirë se ajo që kemi tani, nuk ka asgjë tjetër për të thënë për këtë.

Kjo bën që njerëzit të filtrojnë gjithçka që del nga shumësia e përditësimeve të pakuptimta, fotografive të maceve dhe gënjeshtrave, ndoshta me një listë të gjeneruar automatikisht të gjërave të renditura që të shqetësojnë (e cila, për të qënë e qartë, nuk është AI, është vetëm një listë e gjeneruar automatikisht e gjërave që të shqetësojnë). Megjithatë, ka edhe probleme të mëdha këtu. Për shembull:

Nëse përdorni njerëz, pranoni se keni një politikë cesuruese dhe përdoruesit nuk e pëlqejnë këtë, veçanërisht kur ata censurohen. (Natyrisht që keni pasur censurë nga algoritmi, por ishte interesante - dhe shumë e lirë! - imagjinonit se nuk ishte censurë, kur ishte krejtësisht e tillë.)

Ju duhet të krijoni një politikë të censurës, por jeni një bos i pasur, budalla dhe nuk keni idenë se si ta bëni atë, gjë që nuk tingëllon bukur.

Është e shtrenjtë të punësosh njerëz për të bërë censurë. Dhe nëse përpiqeni të kurseni para duke punësuar njerëz në vende të tjera të cilët nuk mund ta kuptojnë kontekstin, ju jeni duke kërkuar probleme.

Kur i bëni publike politikat tuaja jokonsistente, bëhet shumë më e vështirë për të zhvendosur përgjegjësinë për gjëra si nxitja e gjenocidit. Gjithashtu, ato probleme papritmas duken shumë më afër dhe të vërteta.

Investitorët tuaj, që kishin pritshmëri të larta në lidhje me të ardhurat në të ardhmen, do të zhgënjehen. Ndoshta koha për t'u bashkuar me ndonjë bankë?

Pra, ti rikthehemi simpatisë time. Këta djemë janë shumë të pasur, prandaj është e kufizuar. Por unë jam duke imagjinuar se jam nëna e tyre, kam ndjenja mëmësore  për ta. Ata të gjithë filluan të duan të bëjnë botën një vend më të mirë duke përdorur teknologji të ftohtë, dhe ja ku janë, duke u marrë me këtë demokraci dhe përgjegjësinë publike, të cilat ata kurrë nuk kanë nënshkruar dhe sinqerisht nuk kanë këllqe për ti zgidhur.

Dhe si nëna e tyre imagjinare, do të doja të ofroja disa këshilla. Tërhiquni, bëni hapa mbrapa dhe pushoni. Ndoshta gjeni një hobi të ri. Pyesni dikë më të mençur dhe më të arsimuar, të zhytur në mendime dhe me mendje qytetare për të vendosur për të ardhmen e kompanive tuaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë