Menaxhim

Gjenerata Z është e stresuar, nuk ka në plan të ndalojë Dorëheqjen e Madhe 

Është një kohë “apokaliptike” për të qenë pjesë e Gjeneratës Z. Ndryshimet klimatike po afrohen, pandemia është ende vërdallë dhe çmimet janë në rritje. 

Një sondazh i ri i Deloitte me 14.808 veta nga Gjenerata Z(9-27vjeç) dhe 8.412 millenials(26 – 41vjeç) anembanë botës tregon se sa të stresuar janë dhe se si do të vazhdojnë të aplikojnë Dorëheqjen e Madhe.  

Nga Gjenerata Z që Deloitte anketoi nga nëntori 2021 deri në janar 2022, 40% thanë se do të dëshironin të linin punën e tyre pas dy vjetësh. Disa prej tyre mund të jenë për paga më të larta, ose përfitime të tjera që 'ndërruesit e punës' po grumbullojnë. Por, 35% thanë se do të largoheshin edhe pa gjetur një punë tjetër.  

“Në përgjithësi, ne pamë se si duhet të ndryshojmë rrënjësisht mënyrën sesi punojmë dhe mendoj se kjo i shtyu njerëzit të mendojnë, ‘mirë, nuk është vetëm mënyra se si punoj, por ndoshta është edhe për kë punoj,” tha Patricia Buckley, një ekonomiste në Deloitte. 

Gjenerata Z janë veçanërisht të gatshëm të lënë disa nga punët me pagën më të ulët në ekonomi, ku janë përqëndruar disa nga problemet më të mëdha të personelit. Pothuajse gjysma e saj që punojnë në role përballë klientëve janë gati të largohen brenda dy viteve, dhe, në mënyrë të ngjashme, 48% e atyre që punojnë në shitje me pakicë janë gati ta lënë atë në të njëjtën kohë. 

“Unë mendoj se gjërat do të përkeqësohen përpara se të përmirësohen,” tha Buckley për ato industri dhe mungesat e tyre të fuqisë punëtore. 

Pra, çfarë mund ta mbajë Gjeneratën Z të vazhdojë të punojë? Arsyeja kryesore që ata zgjodhën të punojnë aty ku janë aktualisht është ekuilibri i punës dhe jetës,  ndjekur nga mundësitë e të mësuarit dhe zhvillimit. Më pas ishte “paga e lartë ose përfitime të tjera financiare”. 

E gjithë kjo tregon se si brezi më i ri i punëtorëve po sjell përvojat e tyre jetësore, shumë të fragmentuara, në vendin e punës dhe po ndryshon kuptimin e punës. Për shembull, 37% e Gjeneratës Z thanë se ata refuzuan një punë ose detyrë “bazuar në etikën e tyre personale”. Ky është një zhvillim pozitiv, sipas Buckley.  

Gati 46% e të anketuarve – thanë se janë të stresuar shumicën e kohës. Kjo normë është edhe më e lartë në mesin e grave të Gjeneratës Z që stres kryesor kanë të ardhmen e tyre afatgjate financiare.

Disa kanë vendosur që thjesht të heqin dorë nga kursimet për të ardhmen. 

Ata kanë kaluar tashmë dy recesione dhe një pandemi që ndodh një herë në jetë. Në të ardhmen shfaqet kriza klimatike, ku qytetet mund të përmbyten dhe uji i pamjaftueshëm, pasi 3.6 miliardë njerëz ndjejnë pasojat e drejtpërdrejta nga temperaturat në rritje. Në të vërtetë, ndryshimi i klimës ishte shqetësimi i dytë kryesor midis Gjeneratës Z që Deloitte anketoi. 

Rezultati, siç raporton Anna P. Kambhampaty e New York Times, është se Gjenerata Z dhe millenials po shpenzojnë më shumë tani për përvojat dhe gjërat që sjellin kuptim në jetët e tyre, në vend që të marrin para për të ardhmen e panjohur.  

Burimi: Insider/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë