Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në lokale.
Policia thotë se ka rënë në pranga pronari i lokalit dhe banakieri.
Në pranga është vënë shtetasi B. B., 42 vjeç, banues në Tiranë (pronari i lokalit) dhe shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për dhunë në familje (kamerieri i lokalit).
Siç thuhet në njoftimin e policisë, arrestimi i tyre u bë, pasi në rrugën “Skënder Luarasi” gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal bar-kafe, u gjetën në ambientet e brendshme të lokalit lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të futur në qese plastike dhe në dy kavanoza qelqi.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 736.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike kanabis, grirëse metalike dhe dy aparate celularë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.