Ne rrjet

Gjashtë vjet burg për anti-shqiptaren Gordana Jankulloska!

E njohur për shkak të thirrjeve anti-shqiptare, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, duket se ka prekur fundit e saj politik.

Pas ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Gjykata Penale ka konfirmuar dënimin me 6 vite burg për ish-ministren. Ajo  është dënuar për dosjen “Tanku”, e cila duket se “mori në qafë” edhe mentorin e saj politik, Gruevskin.

Gjykata Penale e Shkupit dënoi gjithashtu me gjashtë vjet e gjysmë burg një tjetër të akuzuar, ish zëvendësministrin e brendshëm, Gjoko Popovski, dënimi i të cilit është shkurtuar tanimë me katër vite. Sipas raporteve, Gruevski i kishte kërkuar ministres Jankulloska t’i blinte një Mercedez që kushtonte më shumë se 580,000 eurosh, por kjo e fundit kishte urdhëror Popovskin të niste procedurën e tenderimit, duke favorizuar kompaninë “Mak Auto Star”. Ajo dhe ish-kryeministri po hetohen për shkak të të dhënave që  u zbuluan për shkak të disa përgjimeve të paligjshme gjatë vitit 2015. Publikimi i këtyre përgjimeve, të cilat përmbajnë kaseta të regjistruara fshehurazi të bisedave zyrtare, zbuluan se ajo dhe Gruevski kishte orkestruar mbikëqyrjen ilegale të rreth 20.000 personave. 

Gordana Jankulloska

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme në Maqedoni u bë jashtëzakonisht e njohur për publikun  si zyrtarja më raciste e qeverisë maqedonase kundër shqiptarëve, ndoshta më përjashtim të vetë Gruevskit.  Gjithçka nisi pas përgjimet e të publikuara nga kryeministri Zoran Zaev, ku Gordana Jankullovska, dëgjohej duke thënë se shqiptarët e Maqedonisë mund të shfarosen brenda një ore. Përmes një bisede telefonike me shefin e kabinetit të kryeministrit Gruevski, Martin Protuger, ish-ministrja ishte përgjuar duke deklaruar se maqedonasit nuk mund të  bashkëjetonin me shqiptarët. “Duhet t’i pastrojmë… njëherë e përgjithmonë”, thoshte mes të tjerash Jankullovska. 

Protuger e pyeste: “Nëse do të kemi luftë?”, kurse Jankullovska i përgjigjej se: “Nëse ne tregohemi të fuqishëm për një orë do t’i zhdukim të gjithë shqiptarët”.  Jankullovka shkaktoi jo pak zemërim pas publikimit të përgjimeve ku i konsideronte shqiptarët  “si e keqja më e madhe” dhe si “të ardhur nga mali”. Në tjetër bisedë Jankullovska bisedon ne ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski..”Duhet të bisedohet me BDI-në që shqiptarët të kapen për fyti e që të mos dalin në zgjedhje”, dëgjohet duke thënë Jankullovska.

Ajo është përgjuar gjithashtu edhe teksa fliste me ish-shefin e shërbimit sekret Sasho Mijalkovin, duke treguar në atë kohë se shqiptarët në Maqedoni ishin qytetarët më të diskriminuar në Ballkan. Pak pas publikimit të këtyre përgjimeve, “New York Times” e cilësoi pushtetin e Gruevskit nacionalist, duke theksuar se ai po shkelte të drejtat njerëzore të shqiptarëve.

Gordana Jankulloska

E lindur në 12 tetor të vitit 1975 në Ohër, Jankullovska si për ironi u diplomua në Fakultetin Juridik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup. Edhe më ironik ishte fakti se ish-ministrja përfundoi studimet për master në Universitetin Kentskiot të Britanisë së Madhe, ku mori çmimin për arritje të veçanta në fushën e së drejtës.

Më 27 gusht 2006. Jankullovska u emërua si Ministre e Brendshme e Maqedonisë në kabinetin qeveritar të Gruevskit, një post që e mbajti për 4 mandate radhazi deri në dorëheqjen e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë