Pritshmëria sa vjen e bëhet më e madhe për “Giro d’Italia” që starton me Durrës-Tiranë për tu mbyllur në 1 Qershor në Romë pas 21 etapave. 23 skuadrat pjesëmarrëse zyrtarizuan emrat e 184 protagonistëve të këtij edicioni në “Corsa Rosa”. Pjesëmarrës janë 5 ish fitues të saj: Primož Roglič (2023), Jai Hindley (2022), Egan Bernal (2021), Richard Carapaz (2019) dhe Nairo Quintana (2014).

Mes tyre pritet me interes slloveni, “leader” i Red Bull – Bora – Hansgrohe që ka gjithashtu Hindley dhe Daniel Felipe Martinez. Rivali kryesor duket se është Juan Ayuso, protagonist I një starti ekselent të sezonit ku mes të tjerave fitoi “Tirreno-Adriatico”. Spanjolli kërkon edhe “Bluzën e Bardhë” ka si shok skuadre debutuesin Isaac Del Toro dhe Adam Yates.

Për vendet e sipërme në klasifikim do të garojnë Mikel Landa, Simon Yates, Antonio Tiberi, Pello Bilbao, Derek Gee, Romain Bardet, Giulio Ciccone dhe David Gaudu. Në terrenin malor pritet të lënë shenjën e tyre Thymen Arensman, Max Storer, Einer Rubio, Damiano Caruso, Max Poole, Davide Piganzoli, Lorenzo Fortunato, Wouter Poels, Georg Steinhauser, Koen Bouwman dhe Filippo Zana.

Listë e gjatë e pasuruar me emra protagonistësh ajo e çiklistëve që do të kërkojnë suksesin në etapa të veçanta. “Corsa Rosa” do të shohë debutimin e protagonistëve të garave ditore si Wout Van Aert dhe Thomas Pidcock. Ndërsa është edicioni i 3 për Mads Pedersen, fitues në 2023 në Napoli. Nuk lihen jashtë vëmendjes Diego Ulissi, Quinten Hermans, Taco Van der Hoorn, Jakob Fuglsang, Andrea Vendrame, Dorian Godon, Davide Formolo, Marco Frigo, Kasper Asgreen, Marco Brenner dhe Martin Marcellusi.

Olav Kooij është një tjetër emër që fitoren e parë në “Giro” e arriti në Napoli dhe rivalët kryesorë të tij janë Kaden Groves, Paul Magnier, Matteo Moschetti dhe Sam Bennett. Në rradhën e dytë por sërish kompetitivë janë Rick Pluimers, Casper Van Uden, Luca Mozzato, Filippo Fiorelli, Luke Lamperti, Giovanni Lonardi, Enrico Zanoncello dhe Orluis Aular. Dy garat kronometër individuale janë terreni ideal për specialistët e provave kundër kohës.

Priten me interes dy kampionët e fundit Evropianë të disiplinës, Edoardo Affini dhe Joshua Tarling. Nuk mbeten pas Mattia Cattaneo, Brandon Mc Nulty, Jay Vine dhe Daan Hoole. Provën e parë këta çiklistë e kanë Tiranë në datën 10 kur për 13.7 km do të krijojnë një atmosferë të papërsëritshme që vjen për të parën herë në rrugët e kryeqytetit shqiptar.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.